Në Rusi, me dashuri! - Depozita më e madhe e naftës në Irak, në duart e Moskës

Fusha më e madhe e naftës në 20 vitet e fundit në Irak është gati të bjerë në duart e Rusisë. Pas shumë vitesh punë të përbashkët, kërkime dhe nxjerrje të naftës së papërpunuar me kompaninë japoneze Inpex, Moska dëshiron t'i japë fund këtij partneriteti në mënyrë që të ketë kontrollin e plotë të këtij burimi nafte, i cili gjithashtu duket se përmban më shumë naftë bruto sesa besohej më parë. Sipas burimeve të OilPrice, kompania ruse Lukoil dhe Moska janë të gatshme të bëjnë pothuajse gjithçka për të mos e ndarë këtë fushë të pasur me një kompani të afërt me interesat perëndimore.
Puna kërkimore në bllokun 10 filloi në vitin 2012, u kryen studime sizmike 2D dhe 3D dhe u shpuan tre puse eksploruese dhe gjashtë puse vlerësuese. Pas vitesh pune të kryer, u zbulua se fusha Eridu mund të kishte rezerva të naftës bruto që i kalonin 10 miliardë fuçi. Ky është një nga zbulimet më të mëdha të naftës në Irak në 20 vitet e fundit, pohoi Lukoil.
Megjithatë, burime të larta të industrisë ruse të naftës zbuluan ekskluzivisht për OilPrice.com se shifra aktuale mund të jetë 50% më e lartë se vlerësimi origjinal. Kjo do të thotë, fusha mund të përmbajë deri në 15 miliardë fuçi naftë, më shumë bruto se të gjitha rezervat e konfirmuara në Guajana.
Megjithatë, ky zbulim ishte tashmë një domosdoshmëri në vetvete. Fusha Eridu është gjetja më e madhe e naftës në Irak në 20 vitet e fundit. Rusia po bën gjithçka që mundet me aleatin e saj kryesor, Kinën. Kjo depozitë nafte është në përputhje me qëllimin e Moskës dhe Pekinit për të mbajtur Perëndimin jashtë marrëveshjeve energjetike në Irak, në një përpjekje për të joshur Bagdadin në boshtin e ri që po formojnë me Arabinë Saudite.
Miratimi dy javë më parë nga Ministria e Naftës në Irak për Inpex - kompania kryesore japoneze e naftës, një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, për të shitur 40% të aksioneve të saj në zonën e diskutueshme të Bllokut 10 që përmban fushën e madhe të Eridu-s, e lë rrugën të hapur që Lukoil të marrë kontrollin e plotë të të gjithë rajonit të pasur me naftë.
Lukoil kishte tashmë 60% të aksioneve në të gjithë Bllokun 10, me pjesën tjetër në duart e kompanisë japoneze. Megjithatë, që nga marsi ai ka kërkuar mënyra dhe formula për të hequr Inpex nga blloku dhe, bashkë me të, edhe gjurmët e fundit të ndikimit perëndimor në rajon. Shtypi aziatik e ka cilësuar si një “goditje” apo “përzënie” të kompanisë japoneze nga një fushë kyçe nafte.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

OBSH: Vape krijojnë varësi tek të rinjtë - “Qeveritë duhet të ushtrojnë të njëjtat kontrolle si për duhanin”
Firmat e mëdha të duhanit, duke përfshirë ‘Philip Morris International’ dhe British American Tobacco - BAT, që prej kohësh ofrojnë dhe produkte të tjera të......

Beteja e gjigantëve për gjeneratën e re të mikroçipëve - Investime në gjysmëpërçues më të vegjël dhe më të fuqishëm
TSMC - Kompania e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Tajvan, e cila thotë se prodhimi masiv i çipave ‘2nm’ do të fillojë në vitin 2025, zakonisht lëshon......

Britania “merr pushim”, Kina mund të presë! - Kompanitë britanike shtyjnë në kohë investimet
60% e kompanive britanike besojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze është një sfidë më e madhe për biznesin e tyre në Kinë sesa masat strikte për të......

Borxhi global arrin 307 trilionë dollarë - Rekord historik, por kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhi global sipas Forumit Ekonomik Botëror, aktualisht është në nivele të larta dhe të rrezikshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi arriti në 307......

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Në një vazhdimësi të përkryer suksesi dhe përkushtimit të palëkundur ndaj sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance,......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë - Balluku: 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga KE!
https://www.youtube.com/watch?v=kEwBIxbSN8g Komisioni Europian ka akorduar 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e......

Risia/Pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë. Kriteri: Nëse humbasin punën kur transferohen
https://www.youtube.com/watch?v=IvjLQaW51tg Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të......

Nafta rritet me 1.8%, pranë 75 USD - Ndikohet nga FED dhe nga tensionet në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 1.8% në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar, pas rënies së rezervave në SHBA javën e kaluar dhe......