Hungaria bllokon miliardat e BE-së për Ukrainën!

Hungaria vazhdon të bllokojë në BE ndihma të tjera për Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka vendosur një kusht të premten në samitin e BE: Ai do t'i miratojë ndihmat për Ukrainën, nëse BE livron fondet e bllokuara për Hungarinë. Sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, krerët e 27 vendeve të BE do të takohen sërish për këtë çështje në fillim të vitit, shkruan AFP. "Ne kemi ardhur në përfundimin se më e mira është ta lemë këtë gjë në qetësi njëherë", tha kryeministri holandez, Mark Rutte.
Presidenti i Ukrainës së sulmuar nga Rusia kishte arsye të gëzohet. Volodymyr Zelenskyj apeloi në adresë të pjesëmarrësve të samitit të BE-së, për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me vendin e tij.
Me sa duket thirrja adresuar Bashkimit Europian për të qëndruar i besueshëm dhe i aftë për të vepruar, ka pasur efekt. Në mbrëmje presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, komunikoi atë që ai e konsideroi si "vendim historik": BE do të nisë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Gjeorgjisë fqinje do t'i jepet statusi i vendit kandidat. Bosnjë – Hercegovina do të mund të fillojë negociatat e anëtarësimit si vendi i pestë ndër gjashtë vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor. "Ky vendim është ekstremisht i rëndësishëm për besueshmërinë e unionit", tha Charles Michel i lehtësuar para gazetarëve.
Në mënyrë surprizuese shpejt 26 vendet anëtare të BE-së ia dolën që t'i ndryshojnë mendjen Hungarisë për të mos vendosur veton e saj kundër bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën. Kryeministri Viktor Orban pak orë përpara fillimit të samitit i kishte përjashtuar kategorikisht bisedimet e anëtarësimit për Ukrainën, sepse Ukraina nuk përmbush tre nga shtatë kushtet, e sipas tij, nuk ka asgjë për të negociuar. Nëse ka influencuar presioni masiv politik i shteteve të tjera anëtare të BE-së për të ndryshuar mendje, apo lëvrimi i dhjetë miliardë eurove nga buxheti i BE-së për Hungarinë nga Komisioni i BE-së, kjo mbeti e paqartë këtë mbrëmje. Qeverisë në Budapest BE-ja i kishte bllokuar deri në 31 miliardë euro, sepse unioni ka rezerva të mëdha ndaj Hungarisë lidhur me mangësitë e shtetit ligjor dhe korrupsionit.
Vendimi është historik për ftesën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, edhe sepse këto dy vende në kohë rekord realizuan procesin kompleks të aplikimit deri në hapjen e negociatave. Ky proces nuk zgjati as dy vjet. Kjo kuptohet ka të bëjë me sulmin e Rusisë dhe kërcënimin e BE-së nga Rusia. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dëshironte një sinjal të qartë në drejtim të presidentit rus, Vladimir Putin, se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. E ai e mori këtë sinjal. Ende nuk është vendosur se si do të sistemohen 50 miliardë eurot e ndihmës financiare për Ukrainën brenda buxhetit të rregullt të BE-së për katër vitet e ardhshme. Për këtë do të diskutohet intensivisht, vuri në dukje presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.
Diplomatët e BE-së përpara samitit deklaruan, se Viktor Orban disa herë e ka përdorur veton, për të shtyrë vendimet. Me sa duket tani u përdor një truk diplomatik për t'i mundësuar Orbanit të ruajë fytyrën. Ai u largua nga salla gjatë votimit të 26 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare për hapjen e bisedimeve me Ukrainën. Vendimi u mor me unanimitet 100 %. Kjo sipas rregullores së Këshillit Europian është e mjaftueshme. Ky modus i pazakontë votimi, sipas informacioneve të DW-së, është propozuar nga kancelari Olaf Scholz, i cili hëngri mëngjes këtë të enjte me Viktor Orbanin, për të peshuar linjat e kompromisit.
Bisedimet me Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë nuk do të fillojnë menjëherë. Sipas rregullave të deritanishme fillimisht përcaktohet një datë për të ashtuquajturën konferencë qeveritare. Në të në vitin 2024 formalisht duhet të fillojnë bisedimet me dy vendet kandidate. Këto bisedime mund të zgjasin. BE negocion me Turqinë që nga viti 2005, deri tani pa asnjë rezultat. Disa shtete të Ballkanit Perëndimor presin që prej 20 vjetësh të anëtarësohen në klubin europian.
Kryeministri holandez në fillim të samitit tha, se do të zgjasë "shumë vite" derisa të arrihet tek anëtarësimi. Fillimisht BE duhet të reformohet, për të qenë në gjendje të pranojë një vend të madh të tronditur nga lufta si Ukraina me 40 milionë banorë. Si proceset e vendimmarrjes ashtu edhe buxheti i BE-së duhet të rikonceptohen. DW
SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë të premte teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me 95 lekë në raport......

SHBA, mbi të gjithë edhe për naftën - Vendi do të prodhojë më shumë se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku
Një dekadë më parë ky titull do të ishte absolutisht i paimagjinueshëm. Megjithatë, sot është një realitet. SHBA prodhon pothuajse po aq naftë dhe derivate çdo......

Në Rusi, me dashuri! - Depozita më e madhe e naftës në Irak, në duart e Moskës
Fusha më e madhe e naftës në 20 vitet e fundit në Irak është gati të bjerë në duart e Rusisë. Pas shumë vitesh punë të përbashkët, kërkime dhe nxjerrje të......

OBSH: Vape krijojnë varësi tek të rinjtë - “Qeveritë duhet të ushtrojnë të njëjtat kontrolle si për duhanin”
Firmat e mëdha të duhanit, duke përfshirë ‘Philip Morris International’ dhe British American Tobacco - BAT, që prej kohësh ofrojnë dhe produkte të tjera të......

Beteja e gjigantëve për gjeneratën e re të mikroçipëve - Investime në gjysmëpërçues më të vegjël dhe më të fuqishëm
TSMC - Kompania e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Tajvan, e cila thotë se prodhimi masiv i çipave ‘2nm’ do të fillojë në vitin 2025, zakonisht lëshon......

Britania “merr pushim”, Kina mund të presë! - Kompanitë britanike shtyjnë në kohë investimet
60% e kompanive britanike besojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze është një sfidë më e madhe për biznesin e tyre në Kinë sesa masat strikte për të......

Borxhi global arrin 307 trilionë dollarë - Rekord historik, por kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhi global sipas Forumit Ekonomik Botëror, aktualisht është në nivele të larta dhe të rrezikshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi arriti në 307......

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Në një vazhdimësi të përkryer suksesi dhe përkushtimit të palëkundur ndaj sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance,......