Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2023, 13:56

Të gjithë me broadband, 2.5 Milionë abonentë në 2023 - Abonentët me akses në rrjetet telefonike me internet të shpejtë, rritje me 17%

Nga SCAN TV

Rritja e fortë e numrit të qytetërëve dhe bizneseve shqiptarë me akses në rrjetet celulare, është një prej zhvillimeve që bie më shumë në sy në raportin e sapopublikuar nga AKEP për tremujorin e tretë të vitit. raporti evidenton se Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T3 2023 ishte rreth 2.5 milionë që përbën një rritje rreth 17% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 9% në krahasim me Tremujorin e tretë 2022.

Ndërkaq, rritje më të moderuar ka shënuar nurmi i përdoresve të internetit të shpejtë përmes rrjeteve fikse, megjithëse shtimi i tyre vijon me ritme të qëndrueshme. Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse, sipas AKEP, në T3 2023 arriti në rreth 611 mijë, që përbën një rritje me 1.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 7.6% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2022.

Numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2023 është raportuar rreth 175 mijë, me një rënie me 1% krahasuar me T2 2023 dhe me një rënie me 1.9% në krahasim me T3 2022.

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të tretë 2023 arriti në rreth 300 mijë, një rënie kjo me 0.5% në krahasim me T2 2023 dhe rënie me 0.2% krahasuar me T3 2022.

Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 23.3% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 29.8% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 46.9% me paketa “Internet dhe TV”.  49% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T3 2023 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 11% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat