Siguria e pikave të shitjes së gazit në kryeqytet – Balluku dhe ISHTI ndjekin nga afër aksionin në Tiranë

Prej muajit tetor Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur një aksion të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë për ruajtjen dhe tregtimin e gazit të lëngshëm.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me kreun e ISHTI-t, Sokol Zaimi ndoqi nga afër aksionin e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) për kontrollin e pikave të shitjes së gazit në kryeqytet. Aksioni i ISHTI-t ka nisur në dy zona me dendësi popullsie të lartë, siç është Tirana dhe Durrësi.
Zëvendëskryeministrja Balluku deklaroi se aksioni ka pasur një sërë rezultatesh dhe se njëkohësisht me inspektimet pranë pikave të tregtimit do të punohet edhe me shkollat ku përdoret gazi i lëngshëm (LNG) në mënyrë që të ketë siguri maksimale. Për këtë, ajo informoi se do të mblidhet një tryezë punë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit javën e ardhshme.
“Synimi është heqja e të gjitha depozitave të gazit të lëngshëm që ndodhen mbi sipërfaqe në të gjitha pikat e tregtimit dhe në shkolla”, deklaroi zv/kryeministrja Balluku.
Drejtori i ISHTI-t, Sokol Zaimi bëri të ditur se që nga 1 tetori janë kryer 168 inspektime pranë pikave të karburantit.
“Janë marrë masat e menjëhershme për të hequr apo eliminuar 6 autogaze që paraqisnin rrezikshmëri shumë të lartë. Ndërkohë 7 autogaze të tjera janë spostuar dhe janë zëvendësuar me autogaze nëntokësore”, deklaroi kreu i ISHTI-t, Zaimi.
Zaimi informoi se për 23 autogaze ka nisur procesi për përmirësimin e kushteve teknike në të gjithë vendin.
“Është me rëndësi të veçantë garantimi i sigurisë sa më të lartë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë“, deklaroi kreu i ISHTI-t, Zaimi.
Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur se tashmë bizneset janë të qarta se nuk do të ketë më asnjë tolerim.
“Në rastin sot ku jemi presim që menjëherë të merren masat për futjen nëntokë“, tha kreu i ISHTI-t.
Kreu i ISHTI-t shpjegoi se bizneset po informohen për heqjen e rezervuareve mbitokësore dhe brenda 30 ditëve ata do të duhet të kenë ndërtuar rezervuarin nëntokësor dhe pas këtij afati ISHTI do të kryejë riinspektim dhe më pas vijohet me ndryshimet në data bazën e ISHTI-t.
Kreu i ISHTI-t, Zaimi bëri të ditur se pas Tiranës dhe Durrësit aksioni do të shtrihet edhe në Fier, Lushnje, Vlorë, Korçë dhe Shkodër, ku sipas tij është edhe vërejtur problematikë më e madhe.
Zv/kryeministrja kërkoi që inspektorët e ISHTI-t të jenë pjesë e grupit të punës për përgatitjen e vendit për sezonin turistik të vitit 2024.
“Një pjesë e inspektorëve duhet të vendosen në jug për të filluar kontrollet në muajt e parë të vitit. Jemi të gjithë të qartë që sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm se sa vitit 2023 që po lëmë pas. Grupet e punës përfshirë AKU, AKUM, OSHEE, ARRSH Inspektoratin e Mjedisit dhe inspektoratet e vendit duhet të marrin masat që kanë të bëjnë me sigurinë në vend përfshirë atë që duhet të ofrojnë tregtarët e gazit por e dhe përdoruesit e tjerë, pasi tashmë Shqipëria po ofron turizëm gjithëvjetor”, deklaroi Balluku.
SCAN
Sondazh

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2024 - Paketa 3.3 miliard euro, seanca e votimit u braktis nga opozita
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje. Votimi u braktis nga opozita dhe nga......

Kina raporton zgjerimin më të shpejtë industrial në gati 2 vjet!
Kina raportoi se prodhimi i saj industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga shkurti 2022 në nëntor, megjithëse rritja e shitjeve me pakicë humbi......

Vijon tkurrja në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës!
Sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës vazhdojnë të tkurren, në një sfond të rënies së kërkesës dhe rritjes së kostove. Hamburg Commercial Bank......

Të gjithë me broadband, 2.5 Milionë abonentë në 2023 - Abonentët me akses në rrjetet telefonike me internet të shpejtë, rritje me 17%
Rritja e fortë e numrit të qytetërëve dhe bizneseve shqiptarë me akses në rrjetet celulare, është një prej zhvillimeve që bie më shumë në sy në raportin e......

Kostot e energjisë për shpërndarjen - ERE do të lërë në fuqi tarifat aktuale për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen
Pavarësisht se mbajti të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë mund të ndërmarrë një proces të dytë gjatë......

Sa miell blejmë nga të huajt? - Çmimet konkurrojnë kompanitë shqiptare, importohet më shumë sasi
Përgjatë këtij viti vendi ynë ka rritur importin e miellit nga jashtë, ku peshën kryesore e zë mielli i grurit. Ky fenomen ka ndodhur pavarësisht ofertës së......

Çmimet për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2024, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2024 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......

“Reforma po jep rezultate, gjyqësori drejt konsolidimit” - Ministri i Drejtësisë paralajmëron nisjen në janar të punës për Kodin e ri Penal
Në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të qëndrueshme. Sipas......