Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2024 - Paketa 3.3 miliard euro, seanca e votimit u braktis nga opozita

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje. Votimi u braktis nga opozita dhe nga 64 deputetë të pranishëm në sallë, 63 votuan pro, ndërsa një abstenoi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i falënderoi deputetët për mbështetjen e projektligjit për buxhetin në një reagim në rrjetin social Facebook menjëherë pas votimit. Projektligji ishte miratuar në parim gjatë një seance në nëntor. Drafti ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, dhe sipas planifikimit buxheti kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove - nga 3.2 miliardë që ishte në këtë vit.
“Po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe rrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.
Mbi 1 miliard euro të buxhetit shkojnë për subvencione dhe transferta, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra e shpenzime.
Buxheti 2024 parasheh edhe rritjen e koeficientit të pagave. Pesë institucionet me buxhetin më të madh në vitin 2024 pritet të jenë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 931 milion euro, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 265 milion euro, Ministria e Punëve të Brendshme me 216 milion euro, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me 174 milion euro dhe Ministria e Mbrojtjes me 153 milion euro.
SCAN
Sondazh

Kina raporton zgjerimin më të shpejtë industrial në gati 2 vjet!
Kina raportoi se prodhimi i saj industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga shkurti 2022 në nëntor, megjithëse rritja e shitjeve me pakicë humbi......

Vijon tkurrja në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës!
Sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës vazhdojnë të tkurren, në një sfond të rënies së kërkesës dhe rritjes së kostove. Hamburg Commercial Bank......

Të gjithë me broadband, 2.5 Milionë abonentë në 2023 - Abonentët me akses në rrjetet telefonike me internet të shpejtë, rritje me 17%
Rritja e fortë e numrit të qytetërëve dhe bizneseve shqiptarë me akses në rrjetet celulare, është një prej zhvillimeve që bie më shumë në sy në raportin e......

Kostot e energjisë për shpërndarjen - ERE do të lërë në fuqi tarifat aktuale për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen
Pavarësisht se mbajti të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë mund të ndërmarrë një proces të dytë gjatë......

Sa miell blejmë nga të huajt? - Çmimet konkurrojnë kompanitë shqiptare, importohet më shumë sasi
Përgjatë këtij viti vendi ynë ka rritur importin e miellit nga jashtë, ku peshën kryesore e zë mielli i grurit. Ky fenomen ka ndodhur pavarësisht ofertës së......

Çmimet për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2024, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2024 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......

“Reforma po jep rezultate, gjyqësori drejt konsolidimit” - Ministri i Drejtësisë paralajmëron nisjen në janar të punës për Kodin e ri Penal
Në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të qëndrueshme. Sipas......

Përse “e duan” të huajt Shqipërinë? - Gati gjysma për punësim, vetëm 4% për shkollim. Rriten me 21.6% lejet e qëndrimit
Vitet e fundit Shqipëria padyshim që ka patur një sezon të suksesshëm sa i përket turizmit, por të huajt nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm në periudhat sezonale......