Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga parashikimi në rritje i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në lidhje me kërkesës për vitin e ardhshëm dhe nga dollari i dobët.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë gjatë ditës, të dyja kontratat pritet të realizojnë fitime modeste javore. Edhe njoftimi i Rezervës Federale për të ulur kostot e huamarrjes në vitin 2024, ofruan një mbështetje për çmimet.
Dollari amerikan preku nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit të enjten, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi se normat e interesit kanë arritur kulmin dhe do të ulen të paktën tre herë, vitin e ardhshëm.
Një dollar i dobët e bën naftën e denominuar në monedhën e gjelbër, më të lirë për blerësit e huaj. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi ndaj basteve për uljen e normave të interesit, duke riafirmuar se kostot e huamarrjes do të mbeten në nivele rekord pavarësisht pritjeve më të ulëta për inflacionin.
Ndër zhvillimet e tjera, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi në raportin mujor se, konsumi botëror i naftës do të rritet me 1.1 milion fuçi në ditë, në vitin 2024, në rritje me 130,000 fuçi në ditë nga parashikimi i mëparshëm, duke përmendur një përmirësim të perspektivës për kërkesën e SHBA dhe çmimet më të ulëta të naftës.
Në anën tjetër, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) parashikon se kërkesa do të rritet me 2.25 milionë fuçi në ditë, një shifër dyfish më e lartë se ajo e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Por, të dhënat ekonomike nga Kina, që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, kanë shtuar presionin mbi çmimet në javët e fundit.
SCAN
Sondazh

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin
Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një......

Ari e mbyll javën në rritje me 2% - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rënia e “yield”-eve
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të ulë kostot e......

Zbehet euforia në tregun e kriptomonedhave - Bitcoin zbret drejt 42,000 USD, ndikojnë politikat monetare
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur drejt 42,000 dollarëve. Divergjencat mes sinjaleve të Rezervës......

Bursat, në nivelin më të lartë që nga 2022 - Paralajmërimet e BQE dhe Bankës së Anglisë kufizojnë fitimet
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, dhe pritet të mbyllin pozitivisht një javë të mbushur me lajme mbi politikat monetare.......

FED, presion mbi bankat qendrore - “BQE dhe Banka e Anglisë duhet të ndryshojnë qëndrim”
Bankierët qendrorë në Europë këmbëngulën të enjten se është ende shumë herët për të nënvlerësuar inflacionin e lartë, pavarësisht nga komentet e bëra një ditë......

Siguria e pikave të shitjes së gazit në kryeqytet – Balluku dhe ISHTI ndjekin nga afër aksionin në Tiranë
Prej muajit tetor Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur një aksion të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë për ruajtjen dhe tregtimin e gazit të......

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2024 - Paketa 3.3 miliard euro, seanca e votimit u braktis nga opozita
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje. Votimi u braktis nga opozita dhe nga......

Kina raporton zgjerimin më të shpejtë industrial në gati 2 vjet!
Kina raportoi se prodhimi i saj industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga shkurti 2022 në nëntor, megjithëse rritja e shitjeve me pakicë humbi......