Zbehet euforia në tregun e kriptomonedhave - Bitcoin zbret drejt 42,000 USD, ndikojnë politikat monetare

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur drejt 42,000 dollarëve. Divergjencat mes sinjaleve të Rezervës Federale, në njërën anë, dhe Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë, në anën tjetër, kanë bërë që investitorët të ripozicionohen në tregje.
Të mërkurën, shefi i FED, Jerome Powell, deklaroi se cikli i rritjes së interesave ka arritur kulmin, ndërsa sinjalizoi të paktën 3 ulje gjatë vitit 2024. Ulja e interesave nga bankat qëndrore rrit oreksin e investitorëve për asete me risk, ku bën pjesë edhe tregu i kriptomonedhave.
Por, bankat qëndrore në Europë bënë thirrje se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë, duke hedhur poshtë spekulimet se ulja e interesave do të vijë në gjysmën e parë të vitit 2024. Megjithatë, treguesit kryesorë që ndjekin aktivitetin e “blockchain” të bitcoin, flukset e “minatorëve” dhe mesatarja lëvizëse 200-ditore sugjerojnë se bitcoin është larg të qënit i mbivlerësuar dhe mund të vazhdojë të rritet në vitin 2024.
Bitcoin (BTC) është rritur mbi 160% këtë vit, duke performuar më mirë se asetet tradicionale si S&P 500, ari dhe dollari amerikan, me një diferencë të madhe. Ndër zhvillimet e tjera, gjigandi i Wall Street, JPMorgan ka ofruar një panoramë të kujdesshme në lidhje me tregjet e kriptomonedhave në vitin 2024, por pret që ethereum të tejkalojë bitcoin dhe kriptovalutat e tjera për shkak të një përmirësimi që do ta bëjë “blockchain” e Ethereum më të shkallëzuar.
Ndërsa në lidhje me vendimin e pritshëm të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA për të miratuar fondet e tregtuara në shkëmbim (ETF), JPMorgan thonë se nuk ka gjasa të nxisë fitime të mëdha.
SCAN
Sondazh

Bursat, në nivelin më të lartë që nga 2022 - Paralajmërimet e BQE dhe Bankës së Anglisë kufizojnë fitimet
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, dhe pritet të mbyllin pozitivisht një javë të mbushur me lajme mbi politikat monetare.......

FED, presion mbi bankat qendrore - “BQE dhe Banka e Anglisë duhet të ndryshojnë qëndrim”
Bankierët qendrorë në Europë këmbëngulën të enjten se është ende shumë herët për të nënvlerësuar inflacionin e lartë, pavarësisht nga komentet e bëra një ditë......

Siguria e pikave të shitjes së gazit në kryeqytet – Balluku dhe ISHTI ndjekin nga afër aksionin në Tiranë
Prej muajit tetor Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur një aksion të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë për ruajtjen dhe tregtimin e gazit të......

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2024 - Paketa 3.3 miliard euro, seanca e votimit u braktis nga opozita
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje. Votimi u braktis nga opozita dhe nga......

Kina raporton zgjerimin më të shpejtë industrial në gati 2 vjet!
Kina raportoi se prodhimi i saj industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga shkurti 2022 në nëntor, megjithëse rritja e shitjeve me pakicë humbi......

Vijon tkurrja në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës!
Sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës vazhdojnë të tkurren, në një sfond të rënies së kërkesës dhe rritjes së kostove. Hamburg Commercial Bank......

Të gjithë me broadband, 2.5 Milionë abonentë në 2023 - Abonentët me akses në rrjetet telefonike me internet të shpejtë, rritje me 17%
Rritja e fortë e numrit të qytetërëve dhe bizneseve shqiptarë me akses në rrjetet celulare, është një prej zhvillimeve që bie më shumë në sy në raportin e......

Kostot e energjisë për shpërndarjen - ERE do të lërë në fuqi tarifat aktuale për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen
Pavarësisht se mbajti të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë mund të ndërmarrë një proces të dytë gjatë......