Bota Postuar më 15 Dhjetor 2023, 20:15

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin

Nga SCAN TV
Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat

Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një linje më të ashpër nga bankat më të mëdha qendrore në Evropë, kanë mbështetur euron dhe paundin. Banka e Japonisë është e fundit nga bankat qendrore kryesore që takohen këtë muaj dhe pikëpyetja midis tregtarëve dhe investitorëve është nëse ajo do të sinjalizojë apo jo, synimin e saj për të hequr dorë nga politika me norma negative të interesit.

Në një javë të mbushur me lajme nga bankat qendrore, tregtarët gjetën më shumë qartësi në lidhje me normat e interesit, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se shtrëngimi i politikës monetare ka të ngjarë të ketë përfunduar, ndërsa kanë filluar diskutimet për uljen e interesave.

Divergjenca midis Rezervës Federale dhe bankave të tjera qendrore bënë që indeksi i dollarit të bjerë me 2% gjatë kësaj jave, humbjet më të mëdha javore që nga mesi i korrikut, dhe të prekë nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit. Pavarësisht se Powell sinjalizoi të paktën tre ulje gjatë vitit 2024, tregjet presin që normat interesit të bien me 150 pikë bazë, deri në fund të vitit të ardhshëm. Perspektiva e një mjedisi kaq të mirë të normave të interesit ka nxitur një rritje të aseteve me risk, gjatë 24 orëve të fundit, në kurriz të dollarit.

Por kjo situatë mund të mos zgjasë, pasi ekonomia e SHBA po ngadalësohet, ndërsa inflacioni është ende mbi objektivin prej 2%. Të enjten, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë ndoqën një rrugë ndryshe nga Rezerva Federale, duke iu kundërvënë basteve për ulje të menjëhershme të normave të interesit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat