Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2023, 16:40

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det

Nga SCAN TV
Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk

Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një pasuri e çmuar. Në intervistën dhënë për emsionin Box to Box”, profesori u ndal tek vendburimet kryesore, duke vënë në dukje se Shpiragu, nuk është i vetmi.

Puna për kërkimin e naftës në malin e Shpiragut, konkretisht në zonën midis urës Vajgurore dhe malit të Shpiragut daton në 2001. Por pavarësisht se puna ka nisur dy dekada më parë, ende nuk kemi shfrytëzim. Profesor Shehu thotë se për të pasur rezultat duhet që të ushtrohet më tepër presion ndaj kompanisë Shell.

Në verën e këtij viti u paralajmërua kryerja e testit të fundit, rezultatet e të cilit pritet që të publikohen në muajin janar të 2024-s. Ndërkohë, i gjithë investimi nga kompania Shell parashikohet që të jetë në vlerën 3 miliardë deri në 7 miliradë euro.

Ada Hazizolli / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat