Nuk “përmbahen” pagat në sektorin e shërbimeve - Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet konfirmojnë performancën e sezonit turistik

Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vihet re vetëm në numrin e turistëve apo strukturave akomoduese, por janë një sërë indikatorësh të tjerë që kanë konfirmuar rezultatet e performancës së mirë. Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti paraqiten me rritje gati në të gjitha indekset, por rritja më e madhe vihet re sidomos në paga. Sipas shifrave rritjen më të madhe e regjistrojnë agjencitë e udhëtimit dhe hotelet, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.
Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 24%, krahasuar me një vit më parë. Rritje paraqesin edhe indeksi i numrit të të punësuarve me 8.8% dhe fondi i pagave me 31%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, agjencitë e udhëtimit kanë shënuar rritjen më të lartë në shitje dhe paga, karahasuar me aktivitetet e tjera ekonomike.
Hotelet po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin “Hotele” është rritur me 12.9%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.5% dhe fondi i pagave me 29.5%. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave dhe ai i numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
“Bar-Restorantet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka shënuar në indeksin e pagave dhe numrin e të punësuarve me 22.3% dhe 2.4%. Sa i përket informacionit dhe komunikacionit, numri i të punësuarve është rritur me 7.1%, ndërkohë që indeksi i fondit të pagave është rritur me 18.7%. Ajo që vihet re në këtë grup është rënie e shitjeve në volum me 0.4%. Sipas të dhënave, me rënie paraqitet edhe indeksi i shitjeve neto në volum për tregtinë dhe transportin.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset
Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të......

2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.
Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar......

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det
Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një......

Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga......

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin
Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një......

Ari e mbyll javën në rritje me 2% - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rënia e “yield”-eve
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të ulë kostot e......

Zbehet euforia në tregun e kriptomonedhave - Bitcoin zbret drejt 42,000 USD, ndikojnë politikat monetare
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur drejt 42,000 dollarëve. Divergjencat mes sinjaleve të Rezervës......