Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset

Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të fundit ka prekur edhe zanatçinjtë, çka ka bërë që të ketë vende vakante në drejtime të tilla, si elektronikë, ndërtim, përpunim druri, hidraulike si dhe për degë të teknologjisë së informacionit.
Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023, Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, me mbështetjen e projektit Skills 4 Jobs ka zhvilluar procesin e gjurmimit në nivel kombëtar për të diplomuarit/certifikuarit e vitit shkollor 2021-2022 në shkollat e mesme profesionale.
Nga rezultatet paraprake rezulton se punësueshmëria e nxënësve pas diplomimit është 59.5 % (2% më tepër se një vit më parë) nëse përfshihen nxënësit që vazhdojnë studimet e larta dhe 77.4% nëse kjo kategori nuk përfshihet në përllogaritje.
Rezultatet e gjurmimit paraqitën rezultate pozitive për indikatorët më të rëndësishëm që u matën. Niveli i punësueshmërisë dhe niveli i pjesëmarrjes së të diplomuarve aktiv në tregun e punës shënuan rritje krahasuar me një vit më parë, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme % e të diplomuarve të cilët nuk janë në arsim, formim ose punësim (NEET).
Në fund të vitit shkollor 2021-2022 u certifikuan 7,992 nxënës dhe 3,226 të tjerë u diplomuan. Kalueshmëria për këtë vit shkollor në provimet e nivelit ishte 93% ndërsa për maturën shtetërore ishte 89%.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.
Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar......

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det
Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një......

Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga......

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin
Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një......

Ari e mbyll javën në rritje me 2% - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rënia e “yield”-eve
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të ulë kostot e......

Zbehet euforia në tregun e kriptomonedhave - Bitcoin zbret drejt 42,000 USD, ndikojnë politikat monetare
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur drejt 42,000 dollarëve. Divergjencat mes sinjaleve të Rezervës......

Bursat, në nivelin më të lartë që nga 2022 - Paralajmërimet e BQE dhe Bankës së Anglisë kufizojnë fitimet
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, dhe pritet të mbyllin pozitivisht një javë të mbushur me lajme mbi politikat monetare.......