Puna më e kërkuar, 80 mijë dollarë në vit - Nuk duhet arsim dhe kërkohen vetëm 3 kushte

Kriza ekonomike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha klimaterike po krijojnë shtigje të reja pune vitet e fundit, pasi një numër jo i vogël degësh tentojnë të zhduken nga harta e punës, ndërsa të tjera lindin dhe sjellin risi. Tashmë është zbuluar se cila është puna e së ardhmes: Teknik i turbinave me erë në SHBA me një pagë vjetore prej 80.000 dollarë!
Sipas Zyrës së Punës të vendit, punësimi në këtë sektor pritet të rritet me gati 45% në 10 vitet e ardhshme, niveli më i lartë i çdo sektori tjetër. Këto vende pune në SHBA janë gjashtëfishuar që nga viti 2018, sipas të dhënave nga Revelio Labs, dhe betejat e fundit të industrisë nuk e kanë ngadalësuar ritmin e rritjes.
Domosdoshmëria për një largim të menjëhershëm nga lëndët djegëse fosile me zerimin e emetimeve të gazeve serë në disa dekada do të përshpejtojë procedurat për ndërtimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë dhe për rrjedhojë do të hapë edhe vende të reja pune. Prandaj, një teknik me përvojë mund të fitojë deri në 80.000 dollarë në vit pa pasur as një diplomë kolegji. Mjafton që ai dëshiron të udhëtojë vazhdimisht, të përballojë kushtet ekstreme të motit dhe mbi të gjitha të mos ketë frikë nga lartësitë.
Gjatë 10 viteve të ardhshme, SHBA do të shtojë 120 GW të tjera të energjisë së erës - një sasi në gjendje të mbulojë 40 milionë familje. Sipas analistëve kjo mjafton për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të punësimit të sektorit.
Teknikët e nivelit fillestar paguhen 21-27 dollarë në orë ose 50.000 dollarë për një javë pune prej 50 orësh. Nëse dikush është i gatshëm të udhëtojë dhe të punojë jashtë orarit, ai mund të fitojë edhe 30.000 dollarë më shumë.
Nuk kërkohen kualifikime të veçanta, megjithatë punonjësi i ri duhet të marrë një certifikatë përmes një kursi që zgjat 9-14 muaj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermanët punojnë deri në pleqëri - Qeveria “rrëmben” të moshuarit për t’i mbajtur profesionalisht aktivë
Në Gjermani mbi një milion pensionistë janë ende duke punuar. Dhe numri i tyre vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Ministrisë Gjermane të Punës, 1.12......

Nuk “përmbahen” pagat në sektorin e shërbimeve - Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet konfirmojnë performancën e sezonit turistik
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vihet re vetëm në numrin e turistëve apo strukturave akomoduese, por janë një sërë indikatorësh të tjerë që kanë......

Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset
Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të......

2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.
Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar......

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det
Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një......

Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga......

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin
Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një......