Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA-në!

Anëtari më i ri i NATO-s, Finlanda, ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit të mbrojtjes javën e ardhshme me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja do të lejojë Uashingtonin të vendosë trupa dhe të ruajë armë brenda vendit nordik, i cili ndan një kufi të gjerë me Rusinë.
Ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen tha në një konferencë shtypi në Helsinki të enjten se ministri i Mbrojtjes Antti Häkkänen do të nënshkruajë të hënën të ashtuquajturën Marrëveshje të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DCA).
Pakti, i cili ende duhet të miratohet nga ligjvënësit finlandezë, "është shumë domethënës për mbrojtjen dhe sigurinë e Finlandës", tha Häkkänen. “Kjo ka një mesazh shumë të fortë në këtë kohë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen tonë”, u tha Häkkänen gazetarëve.
Finlanda u bashkua me NATO-n në prill pas dekadash mos-angazhimi ushtarak, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Kombi prej 5.6 milionë banorësh ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë që përbën një pjesë të rëndësishme të krahut verilindor të NATO-s. Ai është gjithashtu kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian në veri.
Sipas marrëveshjes, Finlanda do t'u lejojë ushtarëve amerikanë akses në 15 zona dhe objekte ushtarake që mbulojnë të gjithë vendin nordik. Ato variojnë nga një bazë kyçe detare jugore dhe baza ajrore në brendësi të tokës deri në një zonë të madhe të largët të stërvitjes së ushtrisë në Lapland, në veriun e Arktikut.
Trupat amerikane u lejohet prania e përhershme dhe ushtrimet e rregullta në Finlandë, por nuk ka plane për të krijuar baza të përhershme ushtarake amerikane në Finlandë, thanë zyrtarët. Disa vende të NATO-s kanë aktualisht marrëveshje të ngjashme dypalëshe të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, fqinji i ngushtë nordik i Finlandës, Suedia, e cila është në prag të anëtarësimit në NATO, nënshkroi një marrëveshje të krahasueshme. Anëtarja e Aleancës Danimarka pritet ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

"Ne e marrim seriozisht sundimin e ligjit": Britania e Madhe kërkon akses në fondet e ngrira të BE-së!
"Ne kujtojmë se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm. Ka të bëjë me vendin tonë në Europë. Ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta," tha Tusk në një......

Shpërndarësit e porosive, një profesion në zhdukje - Mijëra vende të lira pune në të gjithë botën rrezikojnë bizneset
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po shndërrohet në një boshllëk të rrezikshëm për bizneset në industrinë e hotelierisë. Ndërsa paga dhe përfitimet në......

Shoqëri të pasurish dhe rritje e ulët ekonomike - Të mirat materiale të nevojshme, por jo të mjaftueshme
Krishtlindja është tradicionalisht një kohë konsumimi dhe reflektimi shpirtëror. Prandaj mund të shtrohet një nga pyetjet kryesore politiko-ekonomike me të......

Rriten 5,6% shitjet me pakicë - Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Puna më e kërkuar, 80 mijë dollarë në vit - Nuk duhet arsim dhe kërkohen vetëm 3 kushte
Kriza ekonomike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha klimaterike po krijojnë shtigje të reja pune vitet e fundit, pasi një numër jo i vogël degësh tentojnë të......

Gjermanët punojnë deri në pleqëri - Qeveria “rrëmben” të moshuarit për t’i mbajtur profesionalisht aktivë
Në Gjermani mbi një milion pensionistë janë ende duke punuar. Dhe numri i tyre vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Ministrisë Gjermane të Punës, 1.12......

Nuk “përmbahen” pagat në sektorin e shërbimeve - Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet konfirmojnë performancën e sezonit turistik
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vihet re vetëm në numrin e turistëve apo strukturave akomoduese, por janë një sërë indikatorësh të tjerë që kanë......

Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset
Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të......