Shpërndarësit e porosive, një profesion në zhdukje - Mijëra vende të lira pune në të gjithë botën rrezikojnë bizneset

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po shndërrohet në një boshllëk të rrezikshëm për bizneset në industrinë e hotelierisë. Ndërsa paga dhe përfitimet në industri janë përmirësuar, restorantet, kafenetë, piceritë dhe baret janë të dëshpëruar për shpërndarësit, kuzhinierët, kamerierët, banakierët, stafin e kuzhinës, portierët dhe madje edhe stafin administrativ.
Treguese është mungesa e shpërndarësve të ushqimit dhe kafesë, të cilët ofrojnë shërbime me dy rrota, pasi tashmë janë vështirë të gjenden. Rritja e platformave dixhitale, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të tregut të blerjeve dhe dërgesave, ka çuar në bizneset e kateringut që operojnë me më pak shpërndarës sesa u nevojiten, pasi kërkesa tejkalon pjesën më të madhe të ofertës.
Mungesat e para të shoferëve të dërgesave u shfaqën gjatë pandemisë, pasi shumë biznese hotelerie dhe kafeje ofruan shërbime të tilla për të mbijetuar. Sipas deklaratave të vetë menaxhereve aktualisht numërohen mijëra vende pune bosh. Por ata theksojnë se problemi kryesor në kanalin e kateringut ka të bëjë me pamundësinë e gjetjes së punëtorëve për të gjitha pozicionet, jo për dërgesat.
Siç raportojnë biznesmenët e sektorit, tashmë nuk ka pothuajse asnjë dyqan në industrinë e kafeneve që të mos ofrojë edhe ushqime. Edhe një kafene lagjeje ka një menu sanduiç, burger ose pica. Kjo do të thotë se ai automatikisht ka nevojë edhe për një kuzhinier. Për të mbuluar të gjitha vendet bosh të punës, pronarët e restoranteve bëjnë ...zbritje. Për shembull, një dyqan që ka nevojë për gjashtë punëtorë ka tre ose katër, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të punës mbeten bosh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shoqëri të pasurish dhe rritje e ulët ekonomike - Të mirat materiale të nevojshme, por jo të mjaftueshme
Krishtlindja është tradicionalisht një kohë konsumimi dhe reflektimi shpirtëror. Prandaj mund të shtrohet një nga pyetjet kryesore politiko-ekonomike me të......

Rriten 5,6% shitjet me pakicë - Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Puna më e kërkuar, 80 mijë dollarë në vit - Nuk duhet arsim dhe kërkohen vetëm 3 kushte
Kriza ekonomike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha klimaterike po krijojnë shtigje të reja pune vitet e fundit, pasi një numër jo i vogël degësh tentojnë të......

Gjermanët punojnë deri në pleqëri - Qeveria “rrëmben” të moshuarit për t’i mbajtur profesionalisht aktivë
Në Gjermani mbi një milion pensionistë janë ende duke punuar. Dhe numri i tyre vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Ministrisë Gjermane të Punës, 1.12......

Nuk “përmbahen” pagat në sektorin e shërbimeve - Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet konfirmojnë performancën e sezonit turistik
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vihet re vetëm në numrin e turistëve apo strukturave akomoduese, por janë një sërë indikatorësh të tjerë që kanë......

Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset
Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të......

2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.
Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar......

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......