Ky kryeqytet europian është kurorëzuar si destinacioni më i mirë në botë!

Europa është shtëpia e 63 nga 100 destinacionet kryesore të qyteteve në botë, sipas një renditjeje të re. Indeksi i 100 destinacioneve kryesore të Euromonitor International krahason turizmin, qëndrueshmërinë dhe performancën ekonomike në metropolet anembanë globit.
Të publikuara këtë javë, rezultatet e vitit 2023 u dominuan nga destinacionet evropiane, me Parisin në Francë që kryeson listën. Gjithashtu në top 10 ishin Madridi në Spanjë, Amsterdami në Holandë, Berlini në Gjermani, Roma në Itali, Barcelona në Spanjë dhe Londra në Mbretërinë e Bashkuar.
Atyre iu bashkuan vetëm tre qytete jo-europiane: Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe (vendi i dytë), Tokio në Japoni (vendi 4) paraqitja e tij e parë në top 10 dhe Nju Jorku në SHBA (vendi i 8-të). Qytetet renditen në 55 metrikë në gjashtë kategori kryesore për të dhënë një rezultat të përgjithshëm atraktiviteti.
Kategoritë përfshijnë performancën ekonomike dhe të biznesit, performancën turistike, infrastrukturën turistike, politikën dhe atraktivitetin turistik, shëndetin dhe sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Pikët jepen për gjëra të tilla si kërkesa për turizëm, aksesueshmëria, përdorimi i teknologjisë inteligjente dhe projektet e ruajtjes.
Parisi mori edhe një herë kurorën, me përmirësime të vazhdueshme që u bënë përpara Olimpiadës 2024. Në vendin e 10-të, Londra vlerësohet nga indeksi si me infrastrukturën më të mirë turistike në botë, ndërsa fushata 'Off to B' e Berlinit për të nxitur turizmin në rrethet e largëta të qytetit e zbarkoi atë në vendin e 6-të.
Qytetet europiane vazhdojnë të dominojnë në top 20, me Mynihun e Gjermanisë në vendin e 12-të, e ndjekur nga Milano në Itali. Dublini në Irlandë është në vendin e 15-të pas lançimit të hartës së parë të qytetit 3D të vendit, Vjena në Austri është në vendin e 18-të dhe Lisbona, Portugalia në vendin e 20-të.
Përtej kufijve të Evropës, Singapori zuri vendin e 11-të, Seuli në Korenë e Jugut u rendit i 14-ti, Osaka në Japoni në vendin e 16-të, Hong Kongu i 17-ti dhe Los Angeles, SHBA, i 19-ti.
Suksesi i Evropës është nxitur nga urbanizimi i shpejtë dhe adoptimi i gjerë i teknologjisë, sipas raportit. Me rritjen e punës në distancë, interneti me shpejtësi të lartë, rezervimi fleksibël dhe mjediset e rehatshme të punës u bënë një faktor i rëndësishëm në vitin 2023.
Turizmi i qëndrueshëm, duke përfshirë rrjetet e mira të transportit publik dhe masat për të luftuar mbiturizmin, ishin gjithashtu në rendin e ditës këtë vit. Vilnius në Lituani (vendi i 92-të) hyri në top 100 për herë të parë, falë performancës së përmirësuar të turizmit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Çmimi i arit në nivele rekord/ Parashikimi i çmimit të arit për vitin 2024: Çfarë mendojnë ekspertët?
Çmimi i arit u ngjit mbi 2000 dollarë në fund të nëntorit me metalin e çmuar që arriti në 1,247 dollarë për ons në tregtinë e hershme të hënën më 27, dhe......

Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA-në!
Anëtari më i ri i NATO-s, Finlanda, ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit të mbrojtjes javën e ardhshme me Shtetet e......

"Ne e marrim seriozisht sundimin e ligjit": Britania e Madhe kërkon akses në fondet e ngrira të BE-së!
"Ne kujtojmë se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm. Ka të bëjë me vendin tonë në Europë. Ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta," tha Tusk në një......

Shpërndarësit e porosive, një profesion në zhdukje - Mijëra vende të lira pune në të gjithë botën rrezikojnë bizneset
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po shndërrohet në një boshllëk të rrezikshëm për bizneset në industrinë e hotelierisë. Ndërsa paga dhe përfitimet në......

Shoqëri të pasurish dhe rritje e ulët ekonomike - Të mirat materiale të nevojshme, por jo të mjaftueshme
Krishtlindja është tradicionalisht një kohë konsumimi dhe reflektimi shpirtëror. Prandaj mund të shtrohet një nga pyetjet kryesore politiko-ekonomike me të......

Rriten 5,6% shitjet me pakicë - Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Puna më e kërkuar, 80 mijë dollarë në vit - Nuk duhet arsim dhe kërkohen vetëm 3 kushte
Kriza ekonomike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha klimaterike po krijojnë shtigje të reja pune vitet e fundit, pasi një numër jo i vogël degësh tentojnë të......

Gjermanët punojnë deri në pleqëri - Qeveria “rrëmben” të moshuarit për t’i mbajtur profesionalisht aktivë
Në Gjermani mbi një milion pensionistë janë ende duke punuar. Dhe numri i tyre vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Ministrisë Gjermane të Punës, 1.12......