Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2023, 19:36

Kushtet e vështira të motit - Balluku: OSSH ka ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik

Nga SCAN TV
Kushtet e vështira të motit - Balluku: OSSH ka ndërhyrë

Nëpërmjet një postimi te publikuar në faqen zyrtare ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me situatë e krijuar nga kushtet e pafavorshme të motit.

“Prej mëngjesit të sotëm, kryesisht zona e Veriut dhe Juglindjes, është përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta. Pavarësisht kushteve të vështira të motit,  grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë  për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

Rajoni i Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth. Ka ende disa zona në vend ku elektriçistët po vijojnë punën me ritme të kushtëzuar nga moti, në zbatim të sigurisë teknike.

Linjat 35kV dhe rrjeti që furnizon hidrovoret apo institucionet e rëndesisë së veçantë janë në funksion të plotë”, ështe shprehur Balluku.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat