Europa Postuar më 18 Dhjetor 2023, 10:06

Vaji i ullirit, me mënyra tradicionale të prodhimit - Fshatarët në Turqi përdorin duart për një prodhim më cilësor

Nga SCAN TV
Vaji i ullirit, me mënyra tradicionale të prodhimit - Fshatarët

Çdo vjeshtë në fshatin jugor turk, Tokacli, banorët vjelin ullinj dhe i bluajnë për të bërë vaj duke përdorur një metodë tradicionale të transmetuar nga paraardhësit e tyre.

Pas vjeljes, ullinjtë bluhen duke përdorur një mulli. Ky i fundit përbëhet nga një levë e lidhur me një kalë, i cili e tërheq atë në formë rrethi.

Më pas ulliri hidhet në ujë. Vaji ngrihet në sipërfaqe dhe fshatarët e nxjerrin duke përdorur duart e tyre. Vetë tuli i ullirit gjithashtu mblidhet dhe shitet për t'u përdorur në prodhimin e sapunit.

Ata shprehen se që nga koha e gjyshërve të tyre, për rreth 300-400 vjet, ky vaj ulliri i ujërave të ëmbla... është bërë me metoda të ndryshme në rajon, por në këtë fshat është shumë ndryshe dhe vaji i ullirit prodhohet nga fuqia punëtore.

Pasi mbarojnë, fshatarët tradicionalisht e lyejnë bukën me vaj ulliri për të provuar cilësinë e tij. Ata besojnë se vaji i tyre i ullirit është superior ndaj atij të prodhuar duke përdorur metoda më konvencionale pasi farat nuk thyhen gjatë procesit të bluarjes, duke siguruar një shije më të ëmbël.

Produkti i tyre është gjithashtu zakonisht 50% më i shtrenjtë se vaji i zakonshëm i ullirit dhe klientët e tyre kryesorë janë diaspora asiriane që jeton në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Tokacli ndodhet në zonën Altinozu të provincës jugore të Hatay të Turqisë, e cila pësoi dëme të mëdha në tërmetet që goditën më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 50.000 njerëz.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat