Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2023, 11:28

Avancojnë hekurudhat: 4 projektet, që pritet t’i japin hov transportit të pasagjerëve dhe mallrave me tren

Nga SCAN TV
Avancojnë hekurudhat: 4 projektet, që pritet t’i japin hov

Transporti hekurudhor, duket se është rikthyer në vëmendje të investimeve, teksa një sërë projektesh kanë avancuar gjatë këtij viti. Vetëm pak ditë më parë Komisioni Europian akordoi 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, që është pjesë e Korridorit VIII.

Vlera totale e këtij investimi është parashikuar në 120.5 milion euro, ndërkohë që granti i KE erdhi pas përfshirjes së këtij korridori të rëndësishëm për lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve, në rrjetin kryesor transevropian të transportitt, që njihet ndryshe si TEN-T. Ky segment është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, që lidh përmes trenave Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Gjatësia e segemtit, për të cilin u akordua granti është 33.1 km.

Një tjetër projekt për të cilin pati zhvillime gjatë këtij viti ishte hekurudha Vorë- Hani i Hotit.  Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim avancoi në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e kësaj linje. Paralelisht, edhe në buxhetin e vitit që vjen është akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit. Rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore parashikohet të bashkëfinancohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë që, kosto totale e projektit vlerësohet në rreth 267 milionë euro. Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri.

Zhvillime janë shënuar edhe për hekurudhën Durrës – Prishtinë, duke qenë se pak javë më parë Hekurudha Shqiptare shpalli konsorciumin e kompanive fituese, për hartimin e studimit të fizibilitetit, që do të shërbejë më pas për tenderimin dhe zbatimin e projektit.

Ndërkohë që, për hekurudhën Tiranë – Durrës dhe degëzimin e ri drejt Rinasit është duke u punuar për përfundimin e saj. Deri në përfundim këtyre projekteve, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 204 km. 3 linjat e shfrytëzueshme janë Kufi- Gjorm, Durrës – Elbasan dhe Fier – Vlorë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Dhjetor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar disi pikë gjatë fundjavës e ka nisur këtë mëngjes në kuota negativa teksa është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat