Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2023, 11:07

Porti Durrës, Rreth 12 mijë tonë mallra nisin përpunimin në port

Nga SCAN TV
Porti Durrës, Rreth 12 mijë tonë mallra nisin përpunimin

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në kalatat e portit të Durrësit po përpunohen 5 anije tregtare, me 12 423 tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se aktualisht 2 anije janë në përpunim dhe 3 anije në pritje për t’u përpunuar.

“E nisim javën me përpunimin e 5 anijeve tregtare me 12,423 tonë mallra dhe 620 njësi konteinerike në kalatat portuale. 2 anije me 2,150 tonë mallra dhe 620 Pcs janë aktualisht në përpunim; 2 anije me 4,073 tonë mallra ndodhen në radën portuale dhe 1 anije me 6,200 tonë mallra pritet në orët në vijim”, thuhet në njoftimin për shtyp të APD-së.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Dhjetor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar disi pikë gjatë fundjavës e ka nisur këtë mëngjes në kuota negativa teksa është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat