Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2023, 11:28

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit - Nis sot faza e re /3 drejtues të Policisë dhe AMP që do të përballen me Trupën Vlerësuese

Nga SCAN TV
Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit -  Nis sot faza e re /3

Gjatë ditës së sotme ka nisur faza e re e vetpastrimit në Policinë e Shtetit, ku nga ora 09:00 e mëngjesit do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vettingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve”, shkruhet në njoftim.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Dhjetor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar disi pikë gjatë fundjavës e ka nisur këtë mëngjes në kuota negativa teksa është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat