Europa Postuar më 18 Dhjetor 2023, 16:36

Bursat europiane e nisin javën në qetësi - Tregjet realizuan javën e pestë me radhë në rritje

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në qetësi - Tregjet realizuan

Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna, për të qënë më aktivë në tregje. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 0.1%, ndërsa sektori i ndërtimit dhe ai i naftës dhe gazit kryesojnë humbjet, në rënie me 1.1% dhe 0.8% respektivisht. Indeksi Stoxx 600 mbylli javën e pestë në rritje të premten, pas vendimeve të bankave qendrore më të mëdha të botës.

Tregjet globale u mbështetën në mënyrë të veçantë nga Rezerva Federale në SHBA, e cila sinjalizoi tre ulje të interesave gjatë vitit 2024. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-paqësorit patën një tendencë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave.

Investitorët po presin edhe fjalimet e dy zyrtarëve me peshë të Bankës Qendrore Europiane, Isabel Schnabel dhe Philip Lane, të cilët do të flasim në mbrëmjen e sotme. Javën e kaluar, BQE i mbajti të pandryshuara normat e interesit, pasi rishikoi në ulje parashikimet e rritjes ekonomike dhe të  inflacionit dhe njoftoi planet për të përshpejtuar sasinë e blerjes së obligacioneve.

Referuar të dhënave të tjera, ndjenja e biznesit gjerman shënoi një rënie surprizë në dhjetor, sipas indeksit të klimës së biznesit të institutit Ifo. Indeksi ra në 86.4 për këtë muaj, kundrejt parashikimeve për një shifër prej 87.8 pikë dhe në rënie nga vlerësimi i rishikuar prej 87.2 në nëntor.

Për sa i përket korporatave, aksionet e Vodafone u rritën me më shumë se 6% pasi Iliad Group propozoi një bashkim të bizneseve italiane të dy kompanive në një marrëveshje që e vlerësonte Vodafone Italia në 10.45 miliardë euro.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat