Mungesë lekësh në treg, BSH rrit injektimet në 15.9 miliardë - Shkak kryesor, grumbullimi i likuiditetit nga ana e Qeverisë

Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregu ynë financiar ka përjetuar një mungesë të fortë lekësh në qarkullim, gjë që e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të intensifikojë injektimet. Ndërkaq, faktori kryesor u mungesës ka qenë akumulimi i likuiditetit në monedhën tonë kombëtare nga ana e Qeverisë.
Në të dhënat e sapopublikuara mbi ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, Banka e Shqipërisë sqaron se injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në 45.41 miliardë lekë, kundrejt 34.89 miliardë lekësh në tremujorin e mëparshëm.
Por me gjithë rritjen e injektimeve, mungesa e lekut është kthyer në vlera mbi mesataren e vitit 2022 dhe është stabilizuar në fund të periudhës rreth nivelit 56 miliardë lekë, kundrejt 36 miliardë lekë në fillim të tremujorit të dytë.
Banka e Shqipërisë informon se faktori kryesor i rritjes së mungesës ka qenë akumulimi i likuiditetit në llogarinë e qeverisë për rreth 32.7 miliardë lekë, 5.7 miliardë prej të cilave janë përdorur për të ulur shumën e marrëveshjeve SËAP me Bankën e Shqipërisë, si dhe efekti negativ i rritjes së parasë në qarkullim për 6.1 miliardë lekë me përqendrim në muajin qershor.
Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, për mesatarisht 32.70 miliardë lekë ose 68%, kundrejt 64% në tremujorin e mëparshëm.
“Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të injektimeve të gjata nga 9.6 miliardë lekësh në fillim të tremujorit në 15.9 miliardë lekë në fund të tij, pesha e injektimeve të gjata nuk është rritur, pasi akumulimi i likuiditetit në llogaritë e qeverisë ka qenë më i shpejtë se vlerësimet tona”, nënvizon banka e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Holandë - “Bougainville” në Amsterdam ofron ushqimin dhe shërbimin më të mirë
Së fundmi janë publikuar emrat e restoranteve më të mira në botë, shpallur nga “Tripadvisor”, një kompani që merret me udhëtime dhe recensione të lokaleve të......

Greqi, 87% e konsumatorëve mezi mbyllin muajin - Ata shpenzojnë kursimet dhe mbingarkojnë kartat e kreditit
Grekët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbyllin muajin. Duke mbetur me pothuajse asgjë në fund të muajit, pasi shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre, ose......

Bie “ritmi” i taksës së pasurisë - 8-mujori/ Bashkitë ulin arkëtimet me 1 miliardë lekë
Kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend duket se ende nuk kanë ndezur siç duhet “motorët”, të paktën sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave mujore. Të......

555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit
Kundërshtimet për kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë kanë detyruar 555 subjekte t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik për......

Nga qepa te orizi, ka një 'rritje' globale të çmimeve të ushqimeve bazë. A është ndryshimi klimatik fajtor?
Ndryshimet klimatike, El Niño dhe lufta e Rusisë kanë bërë që çmimet e ushqimeve të rriten pasi vendet po kufizojnë eksportet. Si të gatuani një vakt kur një......

“80% e qytetit është pa energji”: Greqia Qendrore goditet sërish nga moti i keq!
Kryeministri Mitsotakis thotë se Greqia është lënë në hije nga fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike teksa godet stuhia Elias. Një stuhi e dytë e......

Shkencëtarët gjejnë për herë të parë plastikë në re: Kjo rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë"!
Prania e plastikës së vogël në retë rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë", thonë studiuesit. Mikroplastika e zbuluar në re, ku shkencëtarët thonë se......

Ujësjellësit, 30 mln lekë subvencione nga qeveria - Prioritet, likujdimi i pagave, sigurimeve dhe borxheve për energjinë elektrike
Shoqëritë rajonale të ujësjellësve do të përfitojnë 30 mln lekë subvencion nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe......