Ujësjellësit, 30 mln lekë subvencione nga qeveria - Prioritet, likujdimi i pagave, sigurimeve dhe borxheve për energjinë elektrike
Shoqëritë rajonale të ujësjellësve do të përfitojnë 30 mln lekë subvencion nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar metodologjinë që do të përdoret për shpërndarjen e e subvencioneve, duke përjashtuar ato shoqëri që nuk përmbylin procedurat e agregimit brenda vitit 2023.
Deri më tani janë 3 shoqëri rajonale që nuk janë krijuar e më konkretisht Tirana, Vlora dhe Shkodra. Ndërkaq, sa i takon shpenzimit të subvencioneve nga shoqëritë që do të përfitojnë, udhëzimi i ministrisë përcakton se prioritet është likuidimi i detyrimeve emergjente, të cilat pengojnë veprimtarinë normale të shoqërisë. Këtu përfshihet likuidimi i detyrimeve të prapambetura për sigurimet shoqërore, pagat, energjinë elektrike dhe shpenzime të domosdoshme për nisjen e operimit të shoqërisë rajonale.
Ndërkaq, pjesa tjetër e buxhetit të parashikuar për subvencione ujëjsllësish do të menaxhohet nga AKUM e do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike të shoqërive rajonale ujësjellës kanalizime.
Në këtë rast, prioritet do të kenë shoqëritë që kanë mbi 75% të prodhimit me ngritje mekanike dhe ato që kanë krijuar detyrime të reja për energjinë gjatë vitit 2023, për shkak të kostove të larta të energjisë. Gjatë vitit 2022 qeveria shpërndau 360 milionë lekë subvencione për kompanitë e ujësjellës-kanalizime.
Në raport me një vit më parë, shifra ka pësuar rënie me 20 mln lekë, por gjithsesi fatura mbetet e lartë për shkak të situatës financiare të këtyre shoqërive. Ndërkohë nevoja reale për subvencione, për mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes për të gjithë sektorin është 2.84 mld lekë, por, realisht janë vetëm 12.7% të nevojës së sektorit për subvencione.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

150 Mln euro nga sigurimi i makinave, pronës e shëndetit - 8-mujori, numri i kontratave të lidhura arriti mbi 971 mijë, me rritje prej 11.97%
Shqiptarët kanë shpenzuar rreth 150 milionë euro këtë vit për të siguruar pronat, jetën e shëndetin e veccanërisht makinat, më një rritje prej mbi 10%......

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,23% - 3-mujori i dytë/ Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndikimin më të madh
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht përgjatë periudhës Prill- Qershor 2023, duke shënuar një rritje me 3.23% në raport me të njëjtën periudhë të një......

Industria dominohet nga nafta, hekuri dhe kromi - Vlera për 2022 arriti 108.6 mld lekë. Këpucët dhe pijet joalkoolike kryesojnë sasinë
Industria shqiptare dominohet nga nafta, hekuri dhe kromi për nga vlera, me një total prej 108.6 mld lekë për vitin 2022, dhe nga këpucët e pijet joalkoolike......

Si përfitojnë bizneset nga Fondi Social i Punësimit? - Në listëpritje 9 mijë individë, në dy vitet e fundit janë punësuar vetëm 50
Ministria e Financave do të vërë në funksion Fondin Social të Punësimit, i cili parashikon përfitime dhe subvencione për punëdhënësit që punësojnë individë me......

BSH tërheq miliona euro nga tregu, ndikimi i papërfillshëm - Publikohet raporti për ndërhyrjet në tregun valutor gjatë 3-mujorit të dytë 2023
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndërhyrje shumë më energjike në kërkim të pakësimit të eurove që qarkullojnë në treg, megjithëse me rezultate modeste. Ajo ka......

Rama në Dialogun Global të Berlinit: Shqipëria do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë!
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në “Berlin Global Dialogue” në Gjermani, një forum i ri ndërkombëtar i cili bashkon liderët nga politika dhe biznesi......

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në planifikimin e skenarëve për një pandemi të ardhshme?!
Studiuesit po shikojnë se si inteligjenca artificiale (AI), duke përfshirë modele të mëdha gjuhësore si ChatGPT, mund të përdoret për të planifikuar skenarë......

Pse COP28 është plani më ambicioz i klimës në histori?!
Nëse COP28 ndërmjetëson një marrëveshje globale për klimën, kjo do të ndihmonte në përshpejtimin e një tranzicioni të drejtë larg nga karburantet fosile. Nëse......