Si përfitojnë bizneset nga Fondi Social i Punësimit? - Në listëpritje 9 mijë individë, në dy vitet e fundit janë punësuar vetëm 50

Ministria e Financave do të vërë në funksion Fondin Social të Punësimit, i cili parashikon përfitime dhe subvencione për punëdhënësit që punësojnë individë me aftësi të kufizuara. Pak ditë më parë bizneset eksportuese kërkuan nga Ministria e Financave që për shkak të situatës në të cilën ndodhen, të pezullohet zbatimi i ligjit të vitit 2019, i cili i detyron eksportuesit që 1 në 25 punonjës të punësuar të jetë nga kjo kategori, ose në të kundërt paguajnë pagën minimale dhe kontributet.
Ndërsa nga 1 janar 2024 bëhen efektive ndryshimet ligjore, sipas të cilave kriteri është 1 person me aftësi të kufizuar në 25 punonjësit e parë dhe 1 për çdo 50 punonjës të tjerë të ndërmarrjes. Sipas eksportuesve ky detyrim ka rritur kostot e ndërmarrjeve me 8 për qind, pa marrë në konsideratë investimet që duhet të bëjnë për të krijuar kushte të përshtatshme pune. Kostoja për një biznes me 200 punonjës llogaritet në 18 mijë euro.
Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani ka zhvilluar një takim me një përfaqësi eksportuesish, të cilëve u ka sqaruar se me vënien në funksion të Fondit Social të Punësimit, i cili do të jetë i dedikuar vetëm për këtë kategori, kontributi i dhënë do t’iu kthehet nëpërmjet programeve, që të kenë mundësi të plotësojnë këto kuota.
Ky fond krijohet nga kontributet e derdhura nga punëdhënësit, të cilët nuk punësojnë numrin e përcaktuar të personave me aftësi të kufizuara; financime dhe grante; fondet e përfituara nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe donatorëve të ndryshëm; Buxheti i shtetit.
Në total janë 9,000 persona me aftësi të kufizuara që pritet të punësohen, nga të cilët rreth 3,600 do të punësohen në institucione publike dhe 5,400 në sektorin privat. Programet synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitimin për punë, aftësimin dhe riaftësimin profesional, orientimin dhe këshillimin për punësim, shërbime mbështetëse, rikonstruksion dhe përshtatje të vendit të punës të personave me aftësi të kufizuar, programe riintegrimi social, etj. Sipas të dhënave të Agjencisë kombëtare për Punësim dhe Aftësi, gjatë vitit 2021 janë punësuar 32 persona me aftësi të kufizuara dhe në vitin 2022 vetëm 18.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

BSH tërheq miliona euro nga tregu, ndikimi i papërfillshëm - Publikohet raporti për ndërhyrjet në tregun valutor gjatë 3-mujorit të dytë 2023
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndërhyrje shumë më energjike në kërkim të pakësimit të eurove që qarkullojnë në treg, megjithëse me rezultate modeste. Ajo ka......

Rama në Dialogun Global të Berlinit: Shqipëria do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë!
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në “Berlin Global Dialogue” në Gjermani, një forum i ri ndërkombëtar i cili bashkon liderët nga politika dhe biznesi......

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në planifikimin e skenarëve për një pandemi të ardhshme?!
Studiuesit po shikojnë se si inteligjenca artificiale (AI), duke përfshirë modele të mëdha gjuhësore si ChatGPT, mund të përdoret për të planifikuar skenarë......

Pse COP28 është plani më ambicioz i klimës në histori?!
Nëse COP28 ndërmjetëson një marrëveshje globale për klimën, kjo do të ndihmonte në përshpejtimin e një tranzicioni të drejtë larg nga karburantet fosile. Nëse......

Inflacioni i Eurozonës bie në nivelin më të ulët që nga tetori 2021!
Norma vjetore e inflacionit të Eurozonës ra në 4.3% nga viti në vit në shtator, njoftoi Eurostat të premten. Kjo shifër është niveli më i ulët që nga tetori......

Përplasja gjermano-italiane pengon marrëveshjen e BE-së për rregullat e reja për emigracionin!
Një mosmarrëveshje midis Gjermanisë dhe Italisë prishi të enjten një marrëveshje të shumëpritur për pjesën e fundit të reformës së emigracionit të Bashkimit......

Kombi ballkanik shënon rritje të mprehtë të emigracionit të paligjshëm që nga hyrja në Shengen vitin e kaluar!
Kombi ballkanik ka shënuar rritje nëntë muaj pasi u bashkua me zonën Shengen, zona më e madhe pa viza në botë. Kroacia ka regjistruar një rritje prej 140% nga......

Pse ‘rrëshqitja’ e jenit në 150 për dollar i ka vendosur investitorët në gatishmëri të lartë?!
Rrëshqitja e jenit në 150 për dollar i ka vënë investitorët në gatishmëri të lartë për rrezikun e ndërhyrjes. Por, autoritetet japoneze mund ta kenë të......