Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2023, 10:54

Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Holandë - “Bougainville” në Amsterdam ofron ushqimin dhe shërbimin më të mirë

Nga SCAN TV
Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Holandë -

Së fundmi janë publikuar emrat e restoranteve më të mira në botë, shpallur nga “Tripadvisor”, një kompani që merret me udhëtime dhe recensione të lokaleve të hotelierisë. Fitues doli restoranti “Bougainville” me vendndodhje në Amsterdam. Ky restorant, ku ushqimi dhe shërbimi janë padyshim në një nivel të lakmueshëm, ka më shumë se 260 komente të vlerësuara me "pesë yje" në Tripadvisor, që është me të vërtetë shumë.

Menjëherë pas kësaj, në listë u shfaq një restorant në Tokio, rrethi Nishiyazab, me emrin “Ise Sueioshi”.

Vendin e tretë këtë vit e zuri një restorant nga Britania e Madhe, i cili ishte në vendin e parë vitin e kaluar, pikërisht “Old Stamp House”.

Numri një në SHBA është “Le Bernardin” i vendosur në Nju Jork, i cili zuri vendin e 23-të në listën botërore, ndërsa asnjë restorant nga kontinenti australian nuk hyri në 25 vendet e para.

Italia u përfaqësua nga “Villa Crespi” dhe pse poshtë në renditje. Ndërsa spikatën dhe restorante të vendeve si India, Tajlanda, Franca dhe Egjipti.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat