Bie “ritmi” i taksës së pasurisë - 8-mujori/ Bashkitë ulin arkëtimet me 1 miliardë lekë

Kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend duket se ende nuk kanë ndezur siç duhet “motorët”, të paktën sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave mujore. Të dhënat zyrtare për periudhën janar-gusht, tregojnë një rënie me 1 miliardë lekë të të ardhurave të pushtetit lokal. Konkretisht në 8 mujor 2023 bashkitë kanë arkëtuar rreth 19 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë arkëtimet ishin në nivelin 20 miliardë. Rënie kanë pësuar të ardhurat si nga taksat lokale, që përbëjnë furnizuesin kryesor të buxheteve bashkiake, por edhe taksa e pasurisë.
Nga taksat lokale janë mbledhur rreth 14.8 miliardë lekë, apo rreth 500 milionë lekë më pak. Ndërsa nga taksa mbi ndërtesat janë arkëtuar rreth 4.2 miliardë lekë, me një rënie prej 400 milionë lekësh krahasuar me një vit më parë. Ndoshta në këtë zë ka ndikuar edhe hedhja për konsultim e projektligjit të ri për taksimin e ndërtesave, i cili ndoshta ka krijuar një farë stepje nga njësitë e qeverisjes vendore nëse duhet të vijojnë vjeljen me metodën aktuale apo duhet të presin ndryshimet përkatëse.
Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, rezultojnë të pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen në bazë të vlerës së tregut dhe reforma do të shtrihet në të gjithë vendin.
Në projektligjin e hedhur për konsultim shpjegohet se për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,1% deri në 0,2%, ndërsa për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore apo blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,15% deri në 0,25 %.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit
Kundërshtimet për kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë kanë detyruar 555 subjekte t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik për......

Nga qepa te orizi, ka një 'rritje' globale të çmimeve të ushqimeve bazë. A është ndryshimi klimatik fajtor?
Ndryshimet klimatike, El Niño dhe lufta e Rusisë kanë bërë që çmimet e ushqimeve të rriten pasi vendet po kufizojnë eksportet. Si të gatuani një vakt kur një......

“80% e qytetit është pa energji”: Greqia Qendrore goditet sërish nga moti i keq!
Kryeministri Mitsotakis thotë se Greqia është lënë në hije nga fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike teksa godet stuhia Elias. Një stuhi e dytë e......

Shkencëtarët gjejnë për herë të parë plastikë në re: Kjo rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë"!
Prania e plastikës së vogël në retë rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë", thonë studiuesit. Mikroplastika e zbuluar në re, ku shkencëtarët thonë se......

Ujësjellësit, 30 mln lekë subvencione nga qeveria - Prioritet, likujdimi i pagave, sigurimeve dhe borxheve për energjinë elektrike
Shoqëritë rajonale të ujësjellësve do të përfitojnë 30 mln lekë subvencion nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe......

150 Mln euro nga sigurimi i makinave, pronës e shëndetit - 8-mujori, numri i kontratave të lidhura arriti mbi 971 mijë, me rritje prej 11.97%
Shqiptarët kanë shpenzuar rreth 150 milionë euro këtë vit për të siguruar pronat, jetën e shëndetin e veccanërisht makinat, më një rritje prej mbi 10%......

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,23% - 3-mujori i dytë/ Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndikimin më të madh
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht përgjatë periudhës Prill- Qershor 2023, duke shënuar një rritje me 3.23% në raport me të njëjtën periudhë të një......

Industria dominohet nga nafta, hekuri dhe kromi - Vlera për 2022 arriti 108.6 mld lekë. Këpucët dhe pijet joalkoolike kryesojnë sasinë
Industria shqiptare dominohet nga nafta, hekuri dhe kromi për nga vlera, me një total prej 108.6 mld lekë për vitin 2022, dhe nga këpucët e pijet joalkoolike......