Shqipëria Postuar më 16 Tetor 2025, 14:56

Paraja në qarkullim arrin rekord në gusht - BSH: Rreth 4.7 miliardë euro gjenden jashtë bankave, rritje me 11.8%

Nga Ledina Elezi

Paraja në qarkullim arrin rekord në gusht - BSH: Rreth 4.7

Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 930.9 miliardë lekësh në muajin gusht, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një rritje me rreth 16.5%. 

Paraja në qarkullim përfshin totalin e kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë, të cilat përdoren nga qytetarët për të kryer pagesa të ndryshme në mënyrë fizike, si dhe një pjesë të parave të mbajtura në bankat tregtare, me përjashtim të depozitave. 

Sipas agregatit M1, kjo para ka pësuar një rritje me 13.7% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Nëse bëjmë një krahasim midis agregatit M1 (930.9 miliardë lekë) dhe parasë jashtë bankave (463.8 miliardë lekë), kuptojmë që rreth 49.8% e parasë në qarkullim është jashtë sistemit bankar. 

Statistikat zyrtare tregojnë se në muajin gusht, në Shqipëri qarkullonin 463.8 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 4.7 miliardë euro jashtë bankave, një rritje kjo me 11.8% krahasuar me gushtin 2024.

Pavarësisht se në këtë përllogaritje nuk përfshihen kursimet që qytetarët mbajnë në depozita, nuk mohohet dot fakti se ne vijojmë të jemi një ekonomi shumë e varur nga cash-i.

Ndërkohë, agregati M3, që është treguesi më i gjerë i parasë në qarkullim dhe përfshin paranë fizike që përdorim në përditshmëri, llogaritë rrjedhëse, depozitat dhe instrumentet e tregtueshme, rezulton 1.87 trilionë lekë, ose rreth 18.5 miliardë euro. 

Paraja jashtë bankave përbën 24.7% të këtij totali.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat