Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2023, 10:51

555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit

Nga SCAN TV
555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe

Kundërshtimet për kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë kanë detyruar 555 subjekte t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik për ndryshimin e tyre. Të dhënat i përkasin periudhës janar – gusht të këtij viti, teksa sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN numri i tyre ndahet thuajse në mënyrë të barabartë, sipas llojit të ankesës.

Më konkretisht, janë 267 ankesa që janë depozituar për të kërkuar ndryshiume të dokumeteve standard të tenderit dhe 288 të tjera për kundërshtimin e vendimeve të komisioneve të vlerësimit të ofertave për përjashtime të padrejta nga gara.

Ndërkaq, përgjatë periudhës 8 – mujore KPP ka marrë edhe 434 vendime, teksa dominojnë vendimet në favor të subjekteve që kanë interest ë marrin pjesë në garat e prokurimit publik. Në total, janë pranuar 288 ankesa, apo mbi 66% e totalit.

Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar.

Ndërkaq, për 146 ankesa apo 34% të totalit Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur në favor të autoriteve dhe enteve kontraktore. Për periudhën 8 – mujore të dhënat mbi autoritetet kontraktore më të kontestuara nuk ajnë bërë publike, teksa vitin që shkoi lista kryesohej nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisië dhe Mbrojtjes Sociale.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat