Greqi, 87% e konsumatorëve mezi mbyllin muajin - Ata shpenzojnë kursimet dhe mbingarkojnë kartat e kreditit

Grekët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbyllin muajin. Duke mbetur me pothuajse asgjë në fund të muajit, pasi shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre, ose shpenzojnë më shumë se kaq, 87% e konsumatorëve në Greqi bëjnë, një përqindje që është në fakt më e larta në 24 vende europiane, që nuk arrijnë të kryejnë të gjitha pagesat.
Kjo është ndër gjetjet e para të Anketës Europiane të Pagesave të Konsumatorëve të kryer nga kompania e menaxhimit të dëmeve ‘Intrum’, një anketë që do të publikohet në formën e tij përfundimtare nëntorin e ardhshëm. Këto shifra konfirmojnë se një pjesë e madhe e konsumatorëve po shpenzojnë kursimet - ose akoma më keq, mbimgarkojnë kartat e tyre të kreditit.
Për më tepër, Greqia ka përqindjen e dytë më të lartë të konsumatorëve që nuk i kanë paguar faturat në kohë në 12 muajt e fundit mes 24 vendeve të anketuara nga Intrum: Vetëm 54% e tyre ka shlyer detyrimet në kohë. Ndërkohë që Norvegjia shënon përqindjen më të lartë nga 24 vende në këtë aspket: 57%.
Gjëja interesante është se në të gjithë Europën, 31% e atyre që nuk i paguajnë faturat në kohë thonë se ndjehen më pak fajtorë për këtë vonesë në krahasim me të kaluarën, që mund të nënkuptojë se vendet janë në hapat e parë të një kulture të re pagese, mjaft të rrezikshme. Megjithatë, 43% nuk i kanë paguar faturat në kohë sepse nuk kanë para.
49% e konsumatorëve në Europë thonë se kanë dukshëm më pak të ardhura të disponueshme se një vit më parë, pasi kanë shpenzuar për gjërat thelbësore dhe kanë paguar faturat. Gjysma thonë se për shkak të inflacionit dhe normave të larta të huamarrjes, të ardhurat e tyre reale janë në stanjacion në rastin më të mirë. Një në pesë nuk ka fare kursime, ndërsa 17% kanë kursime të barazvlefshme me të ardhura për më pak se një muaj. Jo vetëm të ardhurat janë në nivelin më të ulët, por edhe ndjesia e konsumatorit, me shumicën që besojnë se do të ketë inflacion të lartë deri në vitin 2025.
Së fundi, 50% e konsumatorëve deklarojnë se do të preferojnë kompanitë që ofrojnë mënyra fleksibël pagese, ndërsa nga ana tjetër 71% do të shmangin kompanitë që konsiderohen fajtore për atë që njihet tashmë si “inflacion lakmie”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bie “ritmi” i taksës së pasurisë - 8-mujori/ Bashkitë ulin arkëtimet me 1 miliardë lekë
Kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend duket se ende nuk kanë ndezur siç duhet “motorët”, të paktën sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave mujore. Të......

555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit
Kundërshtimet për kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë kanë detyruar 555 subjekte t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik për......

Nga qepa te orizi, ka një 'rritje' globale të çmimeve të ushqimeve bazë. A është ndryshimi klimatik fajtor?
Ndryshimet klimatike, El Niño dhe lufta e Rusisë kanë bërë që çmimet e ushqimeve të rriten pasi vendet po kufizojnë eksportet. Si të gatuani një vakt kur një......

“80% e qytetit është pa energji”: Greqia Qendrore goditet sërish nga moti i keq!
Kryeministri Mitsotakis thotë se Greqia është lënë në hije nga fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike teksa godet stuhia Elias. Një stuhi e dytë e......

Shkencëtarët gjejnë për herë të parë plastikë në re: Kjo rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë"!
Prania e plastikës së vogël në retë rrezikon ndotjen e "çdo gjëje që hamë dhe pimë", thonë studiuesit. Mikroplastika e zbuluar në re, ku shkencëtarët thonë se......

Ujësjellësit, 30 mln lekë subvencione nga qeveria - Prioritet, likujdimi i pagave, sigurimeve dhe borxheve për energjinë elektrike
Shoqëritë rajonale të ujësjellësve do të përfitojnë 30 mln lekë subvencion nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe......

150 Mln euro nga sigurimi i makinave, pronës e shëndetit - 8-mujori, numri i kontratave të lidhura arriti mbi 971 mijë, me rritje prej 11.97%
Shqiptarët kanë shpenzuar rreth 150 milionë euro këtë vit për të siguruar pronat, jetën e shëndetin e veccanërisht makinat, më një rritje prej mbi 10%......

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,23% - 3-mujori i dytë/ Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndikimin më të madh
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht përgjatë periudhës Prill- Qershor 2023, duke shënuar një rritje me 3.23% në raport me të njëjtën periudhë të një......