Bota Postuar më 14 Nëntor 2022, 14:29

Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023 - Ndërsa, Europës do të t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica

Nga SCAN TV
Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023 - Ndërsa,

Britania dhe ekonomitë e eurozonës kanë të ngjarë të futen në recesion vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të bankës amerikane Morgan Stanley, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të shpëtojnë nga një situatë e tillë falë një tregu elastik të punës. Në të njëjtën kohë rihapja e pritshme e Kinës pas pothuajse tre viteve mbylljeje për shkak të Covid 19 do të cojë në një rimëkëmbje të ekonomisë së saj dhe tregjeve të tjera aziatike në zhvillim. Përfundimi u arrit pas një serie raportesh të analistëve të bankës së investimeve.

Në këto raporte shkruhet se rreziqet janë në rënie, duke parashikuar se ekonomia globale do të rritet me 2.2% vitin e ardhshëm. Një nivel më i ulët se vlerësimi i fundit për një rritje prej 2.7% nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vitin e ardhshëm Morgan Stanley parashikon një ndarje të mprehtë midis ekonomive të zhvilluara që janë në recesion apo që po i afrohen atij, në një kohë që ekonomitë në zhvillim rimëkëmben në mënyrë modeste. Por ai shtoi se një rritje e përgjithshme globale ka të ngjarë të mbetet e pakapshme. Ekonomia e Kinës parashikohej të rritej me 5% në vitin 2023, duke tejkaluar rritjen mesatare prej 3.7% të pritur për tregjet në zhvillim, ndërsa rritja mesatare në grupin e 10 vendeve të zhvilluara ishte parashikuar vetëm me 0.3%.

Bankat qendrore në të gjithë globin kanë rritur normat e interesit këtë vit për të frenuar inflacionin në rritje, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Stanley parashikoi që Rezerva Federale të ruajë normat e larta deri në vitin 2023 pasi inflacioni mbetet i fortë, dhe pse arriti kulmin në tremujorin e katërt të këtij viti.

Në  raport më tej sqarohet se ekonomia amerikane do të kapërcejë recesionin në vitin 2023, megjithëse rritja e vendeve të punës ngadalësohet ndjeshëm dhe shkalla e papunësisë vazhdon të rritet.

Sipas analistëve, edhe në nivel global, kulmi i inflacionit duhet të vijë në tremujorin aktual.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat