Italia, stimuj për ata që “shtyjnë” daljen në pension - Punonjësit që vendosin të qëndrojnë në punë do të shpërblehen me 10% rritje page

Pas dritës jeshile nga ana e qeverisë italiane për dekretin e katërt në mbështetje të familjeve dhe sipërmarrjeve të prekura nga rritja e cmimit të energjisë, vëmendja është zhvendosur tek buxheti 2023. Një gjë që dëshmohet dhe nga takimet që ekzekutivi ka pasur me sindikatat.
Mes masave që mund të jenë pjesë e paketës së ligjit të ardhshëm të Buxhetit, disa mund të kenë të bëjnë me pensionet. Qeveria italiane është duke punuar në dy plane paralale: mbështetje për daljen e parakohshme në pension, për shembull në moshën 62 ose 63 vjeçare me një numër minimal vitesh kontributi; por dhe stimuj për ata që vendosin të zgjasin qëndrimin në punë me një rritje page prej 10%. Këta të fundit në momentin që arrijnë moshën e daljes në pension nuk do të paguajnë më kontribute dhe as punëdhënësit e tyre. Sipas ekzekutivit, kjo është dhe një mënyrë për të mos hequr dorë nga specialistët e kualifikuar. Një masë e tillë do të kushtonte 4 – 4.5 miliardë euro në vit. Sindikatat kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për këtë plan.
Por cështja e pensioneve përfaqëson dhe një pikë shumë të brishtë për sa i përket financave publike, pasi cdo ndërhyrje do të kushtojë shunë shtrenjtë. Vetëm ndihma për përballimin e inflacionit deri në vitin 2025, e cila sapo është miratuar, kërkon 50 miliardë euro dhe hapësira për të manovruar është shumë e ngushtë duke pasur parasysh dhe emergjencat e tjera: kryesisht çmimin e lartë të energjisë.
SCAN
Sondazh

“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme
Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim......

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......

50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë
Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e......

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......

Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar
Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së......

Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume
Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të......