“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme

Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim të vazhdueshëm në sondazhet e menaxherëve rë blerjeve në muajt e fundit. Ai fajësoi perspektivën më të errët në shtrëngimin e politikës monetare të shkaktuar nga inflacionin vazhdimisht i lartë dhe me bazë të gjerë; momenti i dobët i rritjes në Kinë dhe ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit si dhe pasiguria ushqimore, shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
FMN muajin e kaluar uli parashikimet për sa i përket rritjes së ekonomisë globale për vitin 2023 në 2.7% nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%.
Në një raport të përgatitur për samitin e liderëve të G20-ës në Indonezi, FMN tha se treguesit e fundit të frekuencës së lartë ‘konfirmojnë se perspektiva ekonomike është më e zymtë sidomos në Europë’.
Më tej shtoi se indekset e fundit të menaxherëve të blerjeve që masin aktivitetin e prodhimit dhe shërbimet, sinjalizuan dobësi në shumicën e ekonomive kryesore të G20-ës, me aktivitetin ekonomik të vendosur të tkurret ndërsa inflacioni mbeti i lartë.
Më tej FMN shton se pritshmëritë për rritje të një pjese të ekonomive të vendeve të G20-ës kanë rënë në nivele që sinjalizojnë tkurrje. Sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale, sipas tij, janë të mëdha dhe dobësimi i treguesve ekonomikë tregon për sfida të tjera në të ardhmen. Gjithashtu theksohet se mjedisi aktuali politikave ekonomike është jashtëzakonisht i pasigurt.
Përkeqësimi i krizës energjitike në Europë do të dëmtonte rëndë rritjen ekonomike dhe do të rriste inflacionin. Në një kohë që inflacioni i lartë që zgjat në kohë mund të nxisë rritje më të mëdha se sa pritej të normave të interesit si dhe një shtrëngim të mëtejshëm të kushteve financiare globale. Kjo nga ana e saj paraqet rreziqe në rritje të një krize borxhi sovran për ekonomitë e cënueshme. Në fund të raportit të FMN-së shkruhet se ngjarjet gjithnjë e më ekstreme atmosferike do të dëmtojnë gjithashtu rritjen ekonomike në të gjithë globin.
SCAN
Sondazh

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......

50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë
Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e......

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......

Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar
Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së......

Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume
Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të......

Pas javës më të keqe të Bitcoin në pesë muaj, ja çfarë thonë analistët e kriptove!
Bitcoin (BTC) ra 22% në periudhën shtatë-ditore deri të dielën, dhe analistët po përpiqen të vlerësojnë perspektivën – për tregjet e aseteve dixhitale, si dhe......