Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të rimbledhur pas 5 vitesh këtë herë në Shkup qeveritë do të bashkëpunojnë tashmë në fusha si arsimi, shëndetësia, turizmi, tregtia, energjia siguria etj.
E premtuar që në mbledhjen e parë, lëvizja e lirë e mallrave midis dy vendeve, një ndër katër liritë themelore të Bashkimit Europian është një ndër marrëveshjet kryesore që u ndërmor në këtë mbledhje ndërqeveritare. Do të krijohet gjithashtu një doganë e përbashkët ndërmjet dy vendeve ku do të lejohet një kontroll i përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë-Kjafasan.
U nënshkruan gjithashtu marrëveshjet për krijimin e një vendkalimi të ri të përbashkët kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe ndërtimin e një task force të përbashkët në fushën e sigurisë. Hapja e një pikë të re kufitare mes dy vendeve, lidhja e dy vendeve me hekurudhë Shkup-Durrës si dhe krijimi i një “Porti të Thatë” në Strugë që do t’i japë Maqedonisë së Veriut dalje në det janë disa nga shtesat e propozuara për këto marrëveshje.
Memorandumet bashkëpunimit të nënshkruara përfshijnë sektorin e energjisë, fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore, fushën e trajnimeve, të digjitalizimit, të mbrojtjes, fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, memorandum për zhvillimin e lidhjes rrugore, memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh. Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet ministrive përkatëse të dy vendeve.
Protokolle e marrëveshje të tjera bashkëpunimi janë nënshkruar në fushën e arsimit dhe shkencave, përsa i përket redaktimit gjuhësor dhe zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe, rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës, marrëveshje për delegimin e trafikut ajror, marrëveshje për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit dhe protokoll për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS).
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Pas javës më të keqe të Bitcoin në pesë muaj, ja çfarë thonë analistët e kriptove!
Bitcoin (BTC) ra 22% në periudhën shtatë-ditore deri të dielën, dhe analistët po përpiqen të vlerësojnë perspektivën – për tregjet e aseteve dixhitale, si dhe......

Ndërsa popullsia e botës arrin në 8 miliardë, Kina shqetësohet për shumë pak foshnja
Kombet e Bashkuara thonë se parashikohet se numri global i popullsisë pritet të arrijë në 8 miliardë të martën. Kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët është......

‘Hunda elektronike’ që mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve!
Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një "katastrofë të paprecedentë" në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke......

Europa e shqetësuar se Kina zotëron infrastrukturën kyçe të BE-së. Ja përse!
Lufta në Ukrainë dhe aktet e dyshuara të sabotimit në infrastrukturën kryesore po i detyrojnë vendet europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj asaj që është......

Rekord i ri emigrantësh që kalojnë Kanalin anglez gjatë vitit 2022: Britania regjistron 40 mijë hyrje të jashtëligjshme!
Numri i emigrantëve që kaluan Kanalin e rrezikshëm Anglez me varka të improvizuara për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rekord të ri të......

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga varësitë e rrezikshme ekonomike si Rusia dhe Kina!
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh po përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe......

Plan me 10 pika për kthimin e emigrantëve shqiptar - Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje prej 63 milionë paund me Francën për emigrantët
Rishi Sunak përuroi sot një marrëveshje prej 72 milionë eurosh me Parisin, e cila do të bëjë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar të bashkohen me operacionet......

Historia sekrete e prodhuesit të njohur europian të makinave që nuk e filloi si një i tillë!
Duket si një mulli klasik prej druri dhe ju ndoshta keni përdorur një të tillë pa e kuptuar. Por është, në fakt, një mulli piperi dhe kripe Peugeot. Po,......