Historia sekrete e prodhuesit të njohur europian të makinave që nuk e filloi si një i tillë!

Duket si një mulli klasik prej druri dhe ju ndoshta keni përdorur një të tillë pa e kuptuar. Por është, në fakt, një mulli piperi dhe kripe Peugeot. Po, rezulton se kompania franceze ka prodhuar mullinj me piper, kripë dhe kafe për më shumë kohë se sa ka bërë makina.
Ai konsiderohet nga shumë si mulliri më i mirë i piperit në botë. Ai vjen me një garanci të përjetshme dhe pjesët llogariten të jenë të pamundura për t'u konsumuar. Çelësi është te dhëmbët në formë spirale që kapin kokrrat e piperit ndërsa bluhen. Secila prej tyre çahet në gjysmë përpara se të fillojë bluarja, duke përdorur të njëjtën teknologji që përdoret për prodhimin e kushinetave me top. Doreza në pjesën e sipërme ju lejon të rregulloni madhësinë e piperit që dëshironi të bluani, nga kokrrat e grimcuara për biftek deri tek ato të bluara imët për salcat delikate.
Historia fillon në vitin 1810, kur vëllezërit Peugeot e shndërruan mullirin e familjes së miellit në çelik. Ata filluan të bëjnë vegla, mekanizma orësh dore dhe muri, si dhe korse, makina qepëse dhe hekura.
Në vitin 1840, ata bënë mullirin e tyre të parë të kafesë. Kjo mbeti në prodhim deri në vitin 1975, duke u bërë elektrike gjatë rrugës. Pasoi mulliri i piperit dhe sistemi i tij i bluarjes u patentua, i gjithi nën emblemën e luanit. Kompania qëndroi në kuzhinë dhe prodhoi lavatriçe, radio dhe, gjatë viteve 1960, përpunuesin e parë të ushqimit - Peugimix.
Dhe kështu status quo-ja do të kishte mbetur po të mos ishte shfaqja e makinave. Armand Peugeot ishte një fans. Kushëriri i tij Eugène nuk ishte. Kështu kompania u nda në dysh. Sipas kushteve të ndarjes, kompanisë së Eugène, Les Fils de Peugeot Frères, iu ndalua të prodhonte makina dhe gjysmës së Armandit, La Société des Automobiles Peugeot, iu ndalua të bënte vegla, automjete me dy rrota, triçikleta dhe katërçikleta me shalë.
Djemtë e Eugène lëshuan markën e tyre të makinave, Lion Peugeot, në vitin 1905 dhe filluan të bëjnë modele. Pesë vjet më vonë, kompanitë u bashkuan edhe një herë. Por shumë njerëz ende nuk e kuptojnë lidhjen midis dy produkteve. Kathy Davies, nga www.salamandercookshop.com, thotë: "Njerëzit duket se dinë të shqiptojnë emrin e makinës, por kur shohin mullirin e piperit, ata kërkojnë një 'Pewjo' dhe nuk e bëjnë lidhjen.”
"Megjithatë, është mulliri më fantastik i piperit. Çdo pjesë e tij është projektuar aq mirë sa që pasi të keni përdorur njërën prej tyre, nuk mund të ktheheni në një tjetër."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të lehtësuar rregullat anti-Covid
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar, pasi Kina ka lehtësuar protokollin e Covid-19, duke......

Dollari e nis javën në rritje - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 3.6%, ndikoi ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme javën e kaluar, si pasojë e shenjave për ngadalësimin e......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Tregjet presin sinjale mbi politikat që do të ndjekë Rezerva Federale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin më tepër të dhëna mbi ekonominë amerikane, për të përcaktuar......

Kryefjala te ngrohja globale - Shefi i klimës së BE-së: “Objektivi klimatik për vitin 2030 "tani mund të rritet në 57%"
Shefi i klimës i Bashkimit Evropian, Frans Timmermans, mbërrin në Sharm El-Sheikh për samitin COP27 me disa lajme të mira: objektivi klimatik i BE-së për vitin......

Dollari vijon ‘rënien e lirë’ ndërsa Franga dhe Euro mbeten në pozicion force!
Dollari e nis javën pozitivisht por në raport me rritjen e vazhdueshme që e ka karakterizuar këto 2 muajt e fundit mbetet e dobësuar dhe për herë të parë ka......

Opozita protestë për ekonominë dhe keqqeverisjen! Detajet nga fjalimet/ Meta analizon problemet, Berisha publikon programin alternativ
Nën moton “Protesto, ti dalim zot bashkë Shqipërisë” mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së opozitës para kryeministrisë në Tiranë. Ndryshe nga protestat......

Ekskluzive Reuters: Të paktën 1 miliard dollarë fonde klienti janë zhdukur nga firma e dështuar FTX!
Të paktën 1 miliard dollarë fonde klientësh janë zhdukur nga kriptoshkëmbimi i shembur FTX, sipas Reuters. Themeluesi i bursës, Sam Bankman-Fried, transferoi......

Kanali spektakolar ndërtimi i të cilit zgjati 2500 vjet! (FOTOT)
Nën qiejt blu të Greqisë, një anije gjigante kalon ngadalë nëpër muret shkëmbore të një rruge ujore të ngushtë, artificiale, me vetëm disa centimetra për të......