Bota Postuar më 14 Nëntor 2022, 10:00

Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të lehtësuar rregullat anti-Covid

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës

Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar, pasi Kina ka lehtësuar protokollin e Covid-19, duke rikthyer shpresat për rimëkëmbjen e kërkesës nga ekonomia e dytë me e madhe në botë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 96 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregohet në rreth 89 dollarë për fuçi. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se autoritetet në Kinë i kanë lehtësuar plotësisht masat kundër përhapjes së virusit.

Njëkohësisht, kërkesa e Kinës për naftë nga eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, vijon të jetë e dobët pasi disa rafineri do të përpunojnë më pak naftë, gjatë dhjetorit. Ndër zhvillimet e tjera, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se India vijon të blejë sasi të pakufizuara të naftës nga Rusia me një çmim më të ulët se ai i vendosur nga G7-a.

Në fokus të tregjeve do të jetë edhe samiti i G20-ës, që zhvillohet në Bali të Indonezisë. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të takohen ballë për ballë për herë të parë që kur Biden mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat