Opozita protestë për ekonominë dhe keqqeverisjen! Detajet nga fjalimet/ Meta analizon problemet, Berisha publikon programin alternativ

Nën moton “Protesto, ti dalim zot bashkë Shqipërisë” mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së opozitës para kryeministrisë në Tiranë.
Ndryshe nga protestat e tjera, në ligjërimet publike mbizotëruan kërkesat ekonomike kundrejt atyre politike.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalimin e tij zgjodhi të analizojë problematikat ekonomike më të cilat përballet vendi ndërsa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zgjodhi të japë alternativën e tij për zgjidhjen e këtyre problematikave.
"Rilindja ka në axhendë shpopullimin. Premtoi 300 mijë vende pune por përzuri 740 mijë shqiptarë. Premtoi luftë kundër varfërisë por sot 67 % e popullsisë jeton me të ardhura më pak se 5.5 dollarë në ditë. Për të varfërit rilindja ka dy alternativa, ose dëbim ose nënshtrim. Drejtësia e Rilindjes dënon qytetarët që nuk paguajnë me pensione të tyre energjinë por nuk vepron ndaj drejtorëve që vjedhin miliarda. Pse ushqimet bazë të mbijetëses janë shumë të të lira në Maqedoni e Kosovë? Asnjë lek nuk shkon për mbrojtjen e qytetarëve nga inflacioni. MBi shpatullat e qytetarëve po bie pesha e rëndë e borxhit publik” tha Meta.
“Përgjysmim taksash, çmim energjie të paktë në 3-4 herë më të ulët sesa sot. Garantojmë konkurencë të ndershme dhe treg të lirë” tha Berisha ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen lëvizjes së nisur.
Ndërsa në bulevard opozita protestonte ndër të tjera edhe për keqmenaxhimin e krizës energjetike, një pjesë e ndriçimit publik ishte jashtë funksionit. Kjo, sipas opozitës, ishte tentativë e qeverisë për të fshehur pjesëmarrjen e lartë në protestë
Protesta u mbyll me simbolikën e ndezjes së qirinjve në përkujtim të viktimave të keqqeverisjes.
Sondazh

Ekskluzive Reuters: Të paktën 1 miliard dollarë fonde klienti janë zhdukur nga firma e dështuar FTX!
Të paktën 1 miliard dollarë fonde klientësh janë zhdukur nga kriptoshkëmbimi i shembur FTX, sipas Reuters. Themeluesi i bursës, Sam Bankman-Fried, transferoi......

Kanali spektakolar ndërtimi i të cilit zgjati 2500 vjet! (FOTOT)
Nën qiejt blu të Greqisë, një anije gjigante kalon ngadalë nëpër muret shkëmbore të një rruge ujore të ngushtë, artificiale, me vetëm disa centimetra për të......

Ndërsa fuqitë e mëdha takohen në Azi, pjesa tjetër e botës është e detyruar të zgjedhë një anë!
Udhëheqësit botërorë po mblidhen në Phnom Penh këtë fundjavë për të parën në një seri samitesh ndërkombëtare në Azinë Juglindore gjatë javës së ardhshme, ku......

Kinezët po i drejtohen kësaj 'gjuhe të koduar' për të kritikuar qeverinë e tyre!
Në shumë vende, mallkimi në internet kundër qeverisë është aq i zakonshëm që askush nuk ia hedh sytë. Por nuk është një detyrë aq e lehtë në internetin shumë......

OBSH: 15,000 njerëz vdiqën nga moti i nxehtë në Europë në 2022!
Të paktën 15,000 njerëz kanë vdekur nga moti i nxehtë në Europë këtë vit, tha Hans Henri Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën. “Bazuar në të dhënat e......

Kina analizon efektet klimatike të shpërthimeve në Nord Stream – Cilat janë rezultatet?!
Një aksident ndodhi në gazsjellësit Nord Stream dhe Nord Stream 2 më 26 shtator 2022, i cili shpejt u njoh si një sabotim. Ajo çoi në emetime në shkallë të......

Energjia elektrike, 8 procedime në polici - OSSH, kontrolle gjatë natës. 30% e humbjeve në rrjet, për shkak të vjedhjeve
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle gjatë natës për vjedhjen e energjisë, teksa 8 procedime janë depozituar në polici për vjedhje të......

Pse Warren Buffett e ka urryer kriptomonedhën e Bitcoin gjatë gjithë kohës?!
Çfarë do t'u thoshte investitori më i famshëm në botë atyre që mund të mendojnë të hapin aplikacionet e tyre të investimeve dhe të blejnë Bitcoin me një çmim......