Ndërsa popullsia e botës arrin në 8 miliardë, Kina shqetësohet për shumë pak foshnja

Kombet e Bashkuara thonë se parashikohet se numri global i popullsisë pritet të arrijë në 8 miliardë të martën. Kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët është një pengesë kryesore për të pasur fëmijë në Kinë, me shumë familje në një shoqëri gjithnjë e më të lëvizshme të paaftë të mbështeten për ndihmë te gjyshërit që mund të jetojnë larg.
Kina ishte për dekada e preokupuar me perspektivën e rritjes së shpejtë të popullsisë dhe imponoi një politikë strikte të një fëmije nga viti 1980 deri në 2015 për të mbajtur numrat nën kontroll. Por tani Kombet e Bashkuara presin që popullsia e Kinës të fillojë të zvogëlohet nga viti i ardhshëm, kur India ka të ngjarë të bëhet vendi më i populluar në botë.
Shkalla e fertilitetit të Kinës prej 1.16 në 2021 ishte nën standardin 2.1 të OECD për një popullsi të qëndrueshme dhe ndër më të ulëtat në botë. Ankthi i pandemisë së koronavirusit dhe masat e rrepta të Kinës për ta zhdukur atë mund të kenë pasur gjithashtu një ndikim të thellë në dëshirën e shumë njerëzve për të pasur fëmijë, thonë demografët.
Lindjet e reja në Kinë do të bien në nivele rekord këtë vit, thonë demografët, duke rënë nën 10 milionë nga 10.6 milionë të vitit të kaluar, që ishte tashmë 11.5% më e ulët se në vitin 2020. Pekini vitin e kaluar filloi të lejojë çiftet të kenë deri në tre fëmijë dhe qeveria ka thënë se po punon drejt arritjes së një niveli "të përshtatshëm" të lindjeve.
Për planifikuesit, një popullsi në tkurrje paraqet një grup krejtësisht të ri problemesh. Përqindja e popullsisë mbi moshën 65 vjeç tani është rreth 13%, por pritet të rritet ndjeshëm. Një forcë punëtore në rënie përballet me një barrë në rritje për t'u kujdesur për numrin në rritje të njerëzve të vjetër.
E alarmuar nga perspektiva e një shoqërie në plakje, Kina është përpjekur të inkurajojë çiftet që të kenë më shumë fëmijë me lehtësime tatimore dhe me para në dorë, si dhe me pushime më bujare të lehonisë, sigurime mjekësore dhe subvencione për strehim.
Por demografët thonë se masat nuk janë të mjaftueshme. Ata përmendin kostot e larta të arsimit, pagat e ulëta dhe orët jashtëzakonisht të gjata të punës, së bashku me zhgënjimin për frenimin e COVID dhe gjendjen e përgjithshme të ekonomisë.
Një faktor kyç janë perspektivat e punës për të rinjtë, tha Stuart Gietel Basten, profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

‘Hunda elektronike’ që mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve!
Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një "katastrofë të paprecedentë" në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke......

Europa e shqetësuar se Kina zotëron infrastrukturën kyçe të BE-së. Ja përse!
Lufta në Ukrainë dhe aktet e dyshuara të sabotimit në infrastrukturën kryesore po i detyrojnë vendet europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj asaj që është......

Rekord i ri emigrantësh që kalojnë Kanalin anglez gjatë vitit 2022: Britania regjistron 40 mijë hyrje të jashtëligjshme!
Numri i emigrantëve që kaluan Kanalin e rrezikshëm Anglez me varka të improvizuara për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rekord të ri të......

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga varësitë e rrezikshme ekonomike si Rusia dhe Kina!
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh po përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe......

Plan me 10 pika për kthimin e emigrantëve shqiptar - Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje prej 63 milionë paund me Francën për emigrantët
Rishi Sunak përuroi sot një marrëveshje prej 72 milionë eurosh me Parisin, e cila do të bëjë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar të bashkohen me operacionet......

Historia sekrete e prodhuesit të njohur europian të makinave që nuk e filloi si një i tillë!
Duket si një mulli klasik prej druri dhe ju ndoshta keni përdorur një të tillë pa e kuptuar. Por është, në fakt, një mulli piperi dhe kripe Peugeot. Po,......

Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të lehtësuar rregullat anti-Covid
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar, pasi Kina ka lehtësuar protokollin e Covid-19, duke......

Dollari e nis javën në rritje - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 3.6%, ndikoi ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme javën e kaluar, si pasojë e shenjave për ngadalësimin e......