Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga varësitë e rrezikshme ekonomike si Rusia dhe Kina!

Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh po përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe Amerikën e Jugut për investime, për importe dhe eksporte", thotë Olaf Scholz shpesh.
Në "Azinë tjetër" bën pjesë edhe Vietnami dhe Singapori, dy vende që kancelari do t`i vizitojë, përpara se të marrë pjesë në samitin G20 të vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion në Indonezi (15/16 nëntor). Në bord do të jetë edhe një delegacion me sipërmarrës gjermanë. Në Singapor Scholz mban një fjalim në konferencën Azi-Paqësor të biznesit gjerman, në të cilën do të jetë edhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Diversifikimi nënkupton shpërndarjen e rrezikut
Udhëtimi dhe veçanërisht pjesëmarrja në konferencën Azi-Paqësor janë një sinjal për diversifikimin e dëshiruar ekonomik, që synon pavarësi më të madhe nga Kina, njofton zyra e kancelarit. Largimi nga rutina fsheh gjithmonë rreziqe për firmat. Nga Ministria e Ekonomisë mësohet, se për investimet do të ketë garanci të favorshme shtetërore, me anë të të cilave kompanitë mund të sigurojnë bizneset e reja. Ndërsa garancitë për vendet si Kina do të reduktohen.
Marrëdhëniet ekonomike me Singaporin janë forcuar gjatë pandemisë së koronës. Kompani të shumta gjermane u zhvendosën në Singapor për shkak të rregullave kufizuese të COVID-it dhe situatës politike në Hong Kong. Më shumë se 2000 firma gjermane janë të regjistruara aktualisht atje. Ky vend me teknologji të lartë lëvron gjithashtu dy fonde shtetërore shumëmiliardëshe, që investojnë kryesisht në projekte të qëndrueshme, të cilat qeveria gjermane do të donte t`i përfshinte në financimin e tranzicionit energjetik në Gjermani. Kjo do të jetë padyshim një temë e takimit të Olaf Scholz me kryeministrin Lee Hsien Loong.
Në fokus Azia Juglindore
Strategjia indopacifike e qeverisë gjermane u zhvillua që me Angela Merkelin. Scholz dëshiron tani ta zgjerojë atë në dritën e zhvillimeve në Kinë. Konsultimet e para të përbashkëta qeveritare kancelari i mbajti me Indinë dhe shkoi më parë edhe në Japoni. Edhe presidenti gjerman dhe ministrja e Jashtme kanë qenë në Azi.
Vietnami si "një fuqi e madhe e mesme në Azinë Juglindore" dhe Singapori si "një aktor i politikës së jashtme, që është i orientuar drejt stabilitetit dhe rregullave dhe me të cilin në këtë aspekt kemi një sërë gjërash të përbashkëta" janë, si të thuash, "përmbyllja" për vitin e parë në detyrë të kancelarit, u tha nga zyra e kancelarit në prag të udhëtimit.
Biznese të suksesshme falë marrëveshjes së tregtisë së lirë
As Singapori nuk është një demokraci në kuptimin perëndimor, por qeveriset në mënyrë autokratike. Vendi është i qendrueshëm dhe e vlerëson respektimin e rregullave dhe së fundmi ka forcuar të drejtat e homoseksualëve, për shembull. Falë një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian tanimë ekzistojnë lidhje të ngushta ekonomike me Gjermaninë. Vëllimi i tregtisë dypalëshe në 2021 u rrit në 11.4 miliardë euro.
Edhe me Vietnamin socialist Gjermania ka marrëdhënie të mira ekonomike, të cilat bazohen në lidhjet historike në kohën e ndarjes së Gjermanive. Gjatë pandemisë, Vietnami i dhuroi bujarisht maska Gjermanisë. Qeveria gjermane iu përgjigj dhe Vietnami mori një nga donacionet më të mëdha të vaksinave nga Gjermania, me mbi dhjetë milionë doza. Vietnami është "një partner i fuqishëm ekonomik dhe me të cilin ia vlen të eksplorohen forma të mëtejshme bashkëpunimi", thuhet në qarqet e qeverisë gjermane. Por edhe Vietnami nuk është një ekonomi tregu dhe as një shtet ligjor në kuptimin perëndimor, dhe as marrëdhënia me Gjermaninë nuk është e patrazuar. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Plan me 10 pika për kthimin e emigrantëve shqiptar - Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje prej 63 milionë paund me Francën për emigrantët
Rishi Sunak përuroi sot një marrëveshje prej 72 milionë eurosh me Parisin, e cila do të bëjë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar të bashkohen me operacionet......

Historia sekrete e prodhuesit të njohur europian të makinave që nuk e filloi si një i tillë!
Duket si një mulli klasik prej druri dhe ju ndoshta keni përdorur një të tillë pa e kuptuar. Por është, në fakt, një mulli piperi dhe kripe Peugeot. Po,......

Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të lehtësuar rregullat anti-Covid
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar, pasi Kina ka lehtësuar protokollin e Covid-19, duke......

Dollari e nis javën në rritje - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 3.6%, ndikoi ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme javën e kaluar, si pasojë e shenjave për ngadalësimin e......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Tregjet presin sinjale mbi politikat që do të ndjekë Rezerva Federale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin më tepër të dhëna mbi ekonominë amerikane, për të përcaktuar......

Kryefjala te ngrohja globale - Shefi i klimës së BE-së: “Objektivi klimatik për vitin 2030 "tani mund të rritet në 57%"
Shefi i klimës i Bashkimit Evropian, Frans Timmermans, mbërrin në Sharm El-Sheikh për samitin COP27 me disa lajme të mira: objektivi klimatik i BE-së për vitin......

Dollari vijon ‘rënien e lirë’ ndërsa Franga dhe Euro mbeten në pozicion force!
Dollari e nis javën pozitivisht por në raport me rritjen e vazhdueshme që e ka karakterizuar këto 2 muajt e fundit mbetet e dobësuar dhe për herë të parë ka......

Opozita protestë për ekonominë dhe keqqeverisjen! Detajet nga fjalimet/ Meta analizon problemet, Berisha publikon programin alternativ
Nën moton “Protesto, ti dalim zot bashkë Shqipërisë” mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së opozitës para kryeministrisë në Tiranë. Ndryshe nga protestat......