‘Hunda elektronike’ që mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve!
Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një "katastrofë të paprecedentë" në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke zhvendosur mijëra nga shtëpitë e tyre.
Pothuajse gjysma e tokës së prekur u dogj në një zjarr të vetëm katastrofik që preku rajonin Montiferru, pranë bregut perëndimor të ishullit. Tani, Montiferru është një nga një duzinë zonash pyjore në të gjithë botën që po teston një sistem të ri paralajmërimi të "ultra-hershëm" për zjarret, i zhvilluar nga një startup gjerman i quajtur Dryad sipas nimfave të mitologjisë greke që jetojnë në simbiozë me pemët.
Parandalimi i zhvillimit të një pjese të zjarreve do të kishte përfitime gjithëpërfshirëse. Ndryshimet klimatike po i bëjnë zjarret më intensive dhe numri i ngjarjeve ekstreme të zjarreve parashikohet të rritet deri në 14% deri në vitin 2030.
Përveç dëmeve prej miliarda dollarësh që shkaktojnë, grimcat dhe kimikatet që prodhojnë janë ndotës të fortë dhe në vitin 2021, zjarret lëshuan një rekord prej 1.76 miliardë tonë metrikë karbon në atmosferë, ekuivalent me më shumë se dyfishin e emetimeve vjetore të CO2 të Gjermanisë.
Sistemet ekzistuese të paralajmërimit të hershëm bazohen në zbulimin vizual të tymit, qoftë përmes imazheve satelitore, kamerave në tokë ose vëzhguesve njerëzorë. Por këto sisteme janë shumë të ngadalta, sipas bashkëthemeluesit dhe CEO të Dryad, Carsten Brinkschute.
Dryad, i cili ka mbledhur 13.9 milionë euro, synon të zvogëlojë kohën e zbulimit të zjarreve dhe t'i kap ato në fazën e djegies kur nuk ka ende një flakë të hapur zakonisht brenda 60 minutave të para.
Për ta bërë këtë, kompania ka projektuar një sensor me energji diellore të pajisur me një detektor gazi. Pasi sensori zbulon një zjarr, ai dërgon një sinjal përmes një rrjeti pa tel duke përdorur një antenë të integruar. Sinjali më pas transmetohet në pajisje më komplekse dhe transmetohet në internet me anë të satelitit dhe 4G. Në fund, informacioni u dërgohet menaxherëve të pyjeve.
Sensorët shiten për 48 euro. Dryad, i cili ka një ekip prej rreth 30 vetë, shet pajisjen dhe gjithashtu ofron një model abonimi vjetor me çmim 15% të kostos totale të harduerit që përfshin mirëmbajtjen dhe mbështetjen. Klientët e saj kryesorë janë bashkitë dhe pyjet private, si dhe kompanitë e energjisë elektrike dhe hekurudhat, pajisjet e të cilave shpesh janë burim zjarresh.
Deri më tani, startup-i ka instaluar 300 sensorë në një duzinë testimesh në Gjermani, Greqi, Spanjë, Portugali, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, si dhe Montiferru në Itali. Brinkschulte thotë se këto prova kërkojnë vetëm një pjesë të vogël të sensorëve, sepse zjarret janë ndezur qëllimisht, për t'u treguar menaxherëve të pyjeve se si funksionon sistemi.
Dryad tani po kërkon të rrisë prodhimin e sensorëve, me një plan për të prodhuar 10,000 njësi në muajt e ardhshëm dhe 230,000 vitin e ardhshëm.
Edel Strazimiri / SCAN

Europa e shqetësuar se Kina zotëron infrastrukturën kyçe të BE-së. Ja përse!
Lufta në Ukrainë dhe aktet e dyshuara të sabotimit në infrastrukturën kryesore po i detyrojnë vendet europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj asaj që është......

Rekord i ri emigrantësh që kalojnë Kanalin anglez gjatë vitit 2022: Britania regjistron 40 mijë hyrje të jashtëligjshme!
Numri i emigrantëve që kaluan Kanalin e rrezikshëm Anglez me varka të improvizuara për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rekord të ri të......

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga varësitë e rrezikshme ekonomike si Rusia dhe Kina!
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh po përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe......

Plan me 10 pika për kthimin e emigrantëve shqiptar - Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje prej 63 milionë paund me Francën për emigrantët
Rishi Sunak përuroi sot një marrëveshje prej 72 milionë eurosh me Parisin, e cila do të bëjë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar të bashkohen me operacionet......

Historia sekrete e prodhuesit të njohur europian të makinave që nuk e filloi si një i tillë!
Duket si një mulli klasik prej druri dhe ju ndoshta keni përdorur një të tillë pa e kuptuar. Por është, në fakt, një mulli piperi dhe kripe Peugeot. Po,......

Nafta tregtohet në mbi 96 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të lehtësuar rregullat anti-Covid
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar, pasi Kina ka lehtësuar protokollin e Covid-19, duke......

Dollari e nis javën në rritje - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 3.6%, ndikoi ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme javën e kaluar, si pasojë e shenjave për ngadalësimin e......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Tregjet presin sinjale mbi politikat që do të ndjekë Rezerva Federale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin më tepër të dhëna mbi ekonominë amerikane, për të përcaktuar......