Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar

Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së shumti larg letrave me vlerë për gjithë gjysmën e parë të vitit, ato tashmë kanë ndryshuar tërësisht sjellje duke shtuar me rreth 130 milionë dollarë investimet, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me individët, të cilët kanë ulur praninë në këtë treg. Sjellje ka ndryshuar edhe qeveria, e cila shtoi ndjeshëm huamarrjen gjatë tremujorit të tretë, në një kohë që gjatë dy tremujorëve të mëparshëm nuk arrinte të plotësonte dot shumat e kërkuara.
Sipas të dhënave zyrtare të bankës së Shqipërisë, huamarrja neto në tregun e brendshëm të titujve u shtua me 7 miliardë lekë në tremujorin e tretë. Kjo shtesë u formua tërësisht nga emetimi i instrumenteve deri në një vit, të cilat kompensuan edhe pakësimin me 4 miliardë lekë të portofolit në tituj afatgjatë. Në fund të shtatorit, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 4 miliardë lekë, nga 33 miliardë e planifikuar në total për vitin 2022. Mosplotësimi i shumave të shpallura për emetim kryesisht gjatë gjysmës së parë të vitit, ka spostuar në gjysmën e dytë një shumë relativisht të lartë të financimit të brendshëm të deficitit.
Bankat kanë shtuar pjesëmarrjen në ankandet e titujve të qeverisë, me rreth 13 miliardë lekë në tremujorin e tretë, pas stepjes që ato shfaqën në fund të tremujorit të parë e pjesërisht në tremujorin e dytë. Politikat e investimit në tituj qeveritarë janë orientuar drejt instrumenteve afatshkurtra, duke sjellë një përshtatje të strategjisë së huamarrjes së qeverisë me preferencat e bankave tregtare. Individët, nga ana tjetër, janë tërhequr nga investimet në tituj qeveritarë gjatë këtij tremujori, duke kanalizuar pjesërisht kursimet e tyre drejt depozitave në sistem bankar. Institucionet e tjera financiare jobanka vijojnë ta vlerësojnë tërheqës investimin në tituj qeveritarë, duke shtuar edhe më tej ekspozimet e tyre ndaj letrave me vlerë të qeverisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume
Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të......

Pas javës më të keqe të Bitcoin në pesë muaj, ja çfarë thonë analistët e kriptove!
Bitcoin (BTC) ra 22% në periudhën shtatë-ditore deri të dielën, dhe analistët po përpiqen të vlerësojnë perspektivën – për tregjet e aseteve dixhitale, si dhe......

Ndërsa popullsia e botës arrin në 8 miliardë, Kina shqetësohet për shumë pak foshnja
Kombet e Bashkuara thonë se parashikohet se numri global i popullsisë pritet të arrijë në 8 miliardë të martën. Kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët është......

‘Hunda elektronike’ që mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve!
Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një "katastrofë të paprecedentë" në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke......

Europa e shqetësuar se Kina zotëron infrastrukturën kyçe të BE-së. Ja përse!
Lufta në Ukrainë dhe aktet e dyshuara të sabotimit në infrastrukturën kryesore po i detyrojnë vendet europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj asaj që është......

Rekord i ri emigrantësh që kalojnë Kanalin anglez gjatë vitit 2022: Britania regjistron 40 mijë hyrje të jashtëligjshme!
Numri i emigrantëve që kaluan Kanalin e rrezikshëm Anglez me varka të improvizuara për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rekord të ri të......

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga varësitë e rrezikshme ekonomike si Rusia dhe Kina!
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh po përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe......

Plan me 10 pika për kthimin e emigrantëve shqiptar - Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje prej 63 milionë paund me Francën për emigrantët
Rishi Sunak përuroi sot një marrëveshje prej 72 milionë eurosh me Parisin, e cila do të bëjë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar të bashkohen me operacionet......