Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës

Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve klimatike.
Themeluesi i Amazon u shpreh se dëshironte të ndihmonte njerëzit të cilët mund të bashkojnë humanizmin dhe të shuajnë përcarjet e thella sociale dhe politike. Ai nuk dha detaje të sakta për bamirësitë që kishte përzgjedhur për të dhuruar para, apo se sa shumë para do të japë. I shoqëruar nga e partnerja e tij Lauren Sanchez, biznesmeni u shpreh për CNN se ata kishin kohë që po punonin në mënyrë që të ishin të aftë të dhuronin sa më shumë para.
I pyetur nëse planifikonte të dhuronte pjesën më të madhe të pasurisë së tij, gjatë jetës, Bezos u përgjigj: Po, sigurisht që po”.
Në të kaluarën themelues i Amazon është kritikuar pasi nuk ka firmosur “Zotimin për të dhuruar” një premtim nga disa prej njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.
Por sfida më e madhe e çiftit është të kuptojë se si të shpërndajë pasurinë e madhe të Bezos. Pavarësisht se është personi i katërt më i pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Bezos është përmbajtur nga vendosja e një shume të synuar për të dhënë gjatë jetës së tij.
Bezos ka dhuruar 10 miliardë dollarë gjatë 10 viteve, ose rreth 8% të vlerës së tij aktuale neto, për ‘Fondin e Tokës’ Bezos, të cilin e drejton bashkë me Sánchez.
Megjithëse Bezos tani është kryetari ekzekutiv i Amazon dhe jo CEO i saj - ai u largua nga ai rol në vitin 2021 - ai është ende i përfshirë në ‘gjelbërimin’ e kompanisë. Amazon është një nga më shumë se 300 kompanitë që janë zotuar të zvogëlojnë gjurmët e tyre të karbonit deri në vitin 2040 sipas parimeve të Marrëveshjes së Klimës së Parisit.
SCAN
Sondazh

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......

50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë
Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e......

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......

Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar
Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së......

Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume
Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të......

Pas javës më të keqe të Bitcoin në pesë muaj, ja çfarë thonë analistët e kriptove!
Bitcoin (BTC) ra 22% në periudhën shtatë-ditore deri të dielën, dhe analistët po përpiqen të vlerësojnë perspektivën – për tregjet e aseteve dixhitale, si dhe......

Ndërsa popullsia e botës arrin në 8 miliardë, Kina shqetësohet për shumë pak foshnja
Kombet e Bashkuara thonë se parashikohet se numri global i popullsisë pritet të arrijë në 8 miliardë të martën. Kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët është......