50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë

Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e Kongreseve e që kishte si synim të shërbente si platforma më e gjerë e komunikimit mes aktorëve kryesorë të këtyre sektorëve. Rafaela Rica, themeluese e kompanisë organizatore Iceberg Communication shpjegon rëndësinë e eventit, në një kohë që bota po sfidohet nga kriza e energjisë.
Një sesion i panairit iu kushtua zhbllokimit të potencialit të ekonomisë qarkulluese për bizneset në Ballkanin Perëndimor, me fokus mundësitë, barrierat dhe praktikat e mira që ekzistojnë.
Ky panair mund të jetë një vitrinë shumë e mirë e shembujve të bizneseve të ndryshëm në Shqipëri, por edhe e vendeve të tjerë, që janë prezentë këtu. Pjesëmarrësit në këtë panair mund të shikojnë se çfarë lloj zgjidhjesh ofrohen dhe që janë të tregtueshme, në radhë të parë. Pra, kjo është një mënyrë për të mësuar nga eksperiencat dhe për të shumëfishuar këto shembuj në rajonit dhe në vendet përreth Shqipërisë.
Bizneset pjesëmarrës në këtë panair e shikojnë Shqipërinë, si një pikë strategjike për të gjithë rajonin.
Kemi vendosur të marrim pjesë në këtë panair sepse mendojmë se sektori i energjisë është më i rëndësishëm dhe më i kërkuari për shkak të krizës ekonomike, krizës postcovid dhe luftës në Ukrainë, por edhe për t’iu mësuar njerëzve të jenë më autosufiçentë dhe të kursejnë kosto. Zgjodhëm Shqipërinë sepse prej vitesh është binjakëzaur me Italinë, është komode për të ardhur, gjuha dhe është një pikë fokale si vend strategjik edhe për vendet e tjerë të Ballkanit: Malli mund të mbërrijë qetësisht në Portin e Durrësit dhe mund të shkojë në Maqedoni, Mal të Zi apo në gjithë vendet e tjerë të Ballkanit. Ne presim që të kënaqim fillimisht klientët, korporata apo biznese, të arrijmë më shumë bashkëpunime, t’i ofrojhmë projekte Ministrisë së Energjisë dhe të kemi një shtëpi të dytë këtu në Shqipëri.
Ndërkaq, me përfundimin e panairit çdo grup i interesuar mund të aksesojë platfromën online të ngritur. Sipas Ricas, synimi është që ky panair të kthehet në një traditë, duke u organizuar edhe në vitet në vijim.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......

Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar
Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së......

Lëvizje e lirë e mallrave dhe doganë e përbashkët - Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV. Nënshkruhen 21 marrëveshje e memorandume
Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri- Maqedoni e Veriut për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve mes dy vendeve. Të......

Pas javës më të keqe të Bitcoin në pesë muaj, ja çfarë thonë analistët e kriptove!
Bitcoin (BTC) ra 22% në periudhën shtatë-ditore deri të dielën, dhe analistët po përpiqen të vlerësojnë perspektivën – për tregjet e aseteve dixhitale, si dhe......

Ndërsa popullsia e botës arrin në 8 miliardë, Kina shqetësohet për shumë pak foshnja
Kombet e Bashkuara thonë se parashikohet se numri global i popullsisë pritet të arrijë në 8 miliardë të martën. Kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët është......

‘Hunda elektronike’ që mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve!
Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një "katastrofë të paprecedentë" në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke......

Europa e shqetësuar se Kina zotëron infrastrukturën kyçe të BE-së. Ja përse!
Lufta në Ukrainë dhe aktet e dyshuara të sabotimit në infrastrukturën kryesore po i detyrojnë vendet europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj asaj që është......

Rekord i ri emigrantësh që kalojnë Kanalin anglez gjatë vitit 2022: Britania regjistron 40 mijë hyrje të jashtëligjshme!
Numri i emigrantëve që kaluan Kanalin e rrezikshëm Anglez me varka të improvizuara për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rekord të ri të......