“Pesha” në rritje e tregtisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut - Tendencë rritëse e 5 viteve të fundit. Renditja në “Top 10”

Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndëisshëm tregtar për Shqipërinë. Nëse analizojmë shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit, rezulton se ajo kanë njohur rritje progresive.
Sa i përket eksporteve, në 5 vitet e fundit ato kanë variuar nga 9.5 deri në 13.6 miliardë lekë në vit. E sa i përket importeve, në 5 vitet e fundit ato kanë variuar nga 8.5 deri në 12.5 miliardë lekë në vit.
Raporti i eksporteve dhe importeve në vlerë, rezulton të jetë në një raport më të ngushtë nga sa ndodh me vendet e tjera me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare. Por cila është situata e shkëmbimeve mes dy vendeve këtë vit?
Shifrat e INSTAT tregtojnë se Maqedoni këtë vit është një nga tre vendet me të cilat vendi ynë ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve.
Deri më tani, këtë vit Shqipëria ka eksportuar më Maqedoninë e Veriut mallra me vlerë 12.6 miliardë lekë, duke njohur rritje me rreth 3.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e nje viti më parë. Ndikim në këtë rritje ka edhe inflacioni.
Ndërkohë, sa i përket importeve, këtë vit ato kanë arritur vlerën 11.9 miliardë lekë, duke njohur rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pavaresisht madhësisë së ekonomisë, Maqedonia ndodhet në listën e 6 vendeve kryesore me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare.
SCAN
Sondazh

Remitancat në Kosovë, 14,9% e PBB - Në fund të gjysmës së parë të vitit arritën në 314,11 milionë euro
Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit në Kosovë. Sipas publikimit më të fundit të Bankës Qendrore të vendit, në fund të muajit qershor......

Italia, stimuj për ata që “shtyjnë” daljen në pension - Punonjësit që vendosin të qëndrojnë në punë do të shpërblehen me 10% rritje page
Pas dritës jeshile nga ana e qeverisë italiane për dekretin e katërt në mbështetje të familjeve dhe sipërmarrjeve të prekura nga rritja e cmimit të energjisë,......

“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme
Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim......

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......

50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë
Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e......

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......