Remitancat në Kosovë, 14,9% e PBB - Në fund të gjysmës së parë të vitit arritën në 314,11 milionë euro

Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit në Kosovë. Sipas publikimit më të fundit të Bankës Qendrore të vendit, në fund të muajit qershor dërgesat e emigrantëvë përbënin 14.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlera e remitancave në tremujorin e dytë të vitit u regjistrua në 314.11 milionë euro, me një rritje vjetore prej 0.82%.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja më e ngadalshme e remitancave këtë tremujor mund t’i atribuohet deri në një masë pasigurive të rritura gjatë kësaj periudhe në vendet dërguese, si dhe ndikimit potencial të masave fiskale të ndërmarra në formë të subvencionimit për grupet më të ndjeshme sociale. Struktura e remitancave ka mbetur e pandryshuar, për sa i përket vendeve dërguese, ku Gjermania dhe Zvicra përbëjnë rreth 56.8% të totalit.
Ndërkohë, vërehet se në të njëjtën periudhë investimet e huaja direkte arritën në vlerë prej 210.78 milionë euro, apo 74.16% më shumë në bazë vjetore. Rritja më e madhe është vërejtur tek kapitali dhe fondi i investimeve në aksione prej rreth 129.12 milionë euro, ndërsa instrumentet e borxhit shënuan rritje prej 36.7 milionë euro.
Struktura e investimeve të huaja direkte mbeti e pandryshuar, e përqëndruar kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme me 56.92% dhe sektorin financiar. Kjo rritje e investimeve të huaja direkte, sipas Bankës Qendrore në pasuri të paluajtshme ndër të tjera mund t’i atribuohet edhe rritjes së çmimeve të inputeve për koston e ndërtimit që shënuan rritje vjetore prej 19.8% gjatë kësaj periudhe.
Performanca e kompanive në sektorët tjerë ishte e mirë ku bilanci i fitimit të riinvestuar deri në qeshor ishte 89% më i lartë në bazë vjetore.
SCAN

Italia, stimuj për ata që “shtyjnë” daljen në pension - Punonjësit që vendosin të qëndrojnë në punë do të shpërblehen me 10% rritje page
Pas dritës jeshile nga ana e qeverisë italiane për dekretin e katërt në mbështetje të familjeve dhe sipërmarrjeve të prekura nga rritja e cmimit të energjisë,......

“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme
Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim......

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......

50 kompani, në Panairin e Energjisë dhe Ndërtimit - Rica: Mundësi për të promovuar të ardhmen e sigurt, synojmë ta kthejmë në traditë
Rreth 50 kompani shqiptare e të huaja u bënë pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që u mbajt përgjatë 2 ditëve në Pallatin e......

Kompanitë shqiptare ende larg standardeve të raportimit financiar - Preçi: Faji jo vetëm i qeverisë, nuk respektohet nga shumë biznese të mëdha
Vetëm degët e kompanive të huaja dhe tek-tuk ndonjë kompani shqiptare respektojnë standardet e duhura të raportimit financiar. Eksperti i ekonomisë Zef......

Bonot e thesarit mbi 5%, ndryshojnë sjellje të gjithë aktorët - Bankat rrisin blerjet, individët i pakësojnë, Qeveria emeton më shumë borxh 1-vjeçar
Rritja e normës bazë të interesit ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e aktorëve në tregun e bonove të thesarit e obligacioneve. Ndërsa bankat u qëndruan më së......