Moody’s përmirëson vlerësimin e Shqipërisë, duke e ndryshuar atë në “Ba3” me perspektivë të “qëndrueshme”

Në “rishikimin e thelluar” të saj më të fundit të datës 18 Tetor 2024, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's ka rritur vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3 – e qëndrueshme” nga “B1 – pozitive”, duke theksuar përmirësim e profilit të kreditit të vendit si rezultat i forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve ekonomike dhe fiskale.
Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i reformave përkatëse. Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç, ndërsa transformimet sektoriale synojnë të nxisin produktivitetin. Këto ndryshime pritet të përmirësojnë ekonominë duke zhvendosur fuqinë punëtore nga bujqësia drejt sektorëve më produktivë, si turizmi. Për më tepër, një rritje e qëndrueshme e pjesëmarrjes në tregun e punës do të zbusë sfidat demografike të popullsisë.
Vlerësimi i Moody’s thekson përmirësimin e pozicionif fiskal të vendit, të nxitur nga rritja e qëndrueshme ekonomike e kombinuar me një ulje të konsiderueshme të deficitit fiskal. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është ulur ndjeshëm që nga niveli më i lartë i regjistruar në vitin 2021 dhe parashikon një ulje të mëtejshme graduale në periudhën afatmesme, të mbështetur nga zbatimi i reformave fiskale. Raporti i borxhit ndaj PBB-së ra në 57.5% në vitin 2023, duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 2008. Agjencia parashikon një rënie të mëtejshme të raportit të borxhit ndaj PBB-së në 54.3% në vitin 2025 dhe, në mungesë të goditjeve, të zbrese nën 50% deri në vitin 2029.
Moody's thekson gjithashtu angazhimin e autoriteteve shqiptare për të respektuar rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo negativ dhe një ulje të qëndrueshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë në 45% të PBB-së.
Agjencia vlerëson ecurinë e reformave fiskale, përfshirë miratimin e mundshëm të strategjisë afatmesme të të ardhurave deri në fund të këtij viti, si dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike.
Për më tepër, Moody’s vlerëson gjithashtu se financimet nga BE-ja dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE do të kontribuajnë pozitivisht në profilin e kreditit të Shqipërisë. Ritmi i reformave ka të ngjarë të forcohet me përparimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, kontrollit të korrupsionit dhe llogaridhënies. Integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, pritet të përmirësojë potencialin e rritjes ekonomike në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së.
Sondazh

Transformohet parku Drilon - Tushemisht - Kumbaro: Zhvillim dhe mbrojtje e natyrës
Alida Lula / SCAN Qendra e Vizitorëve në parkun ujor Drilon-Tushemisht, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Fondacionin......

Emigrantët largohen nga Gjadri, rikthehen në Itali - Gjykata italiane: Egjipti e Bangladeshi s’konsiderohen të sigurta
Ledina Elezi/SCAN Emigrantët e paligjshëm që mbërritën ditën e mërkurë në Shqipëri dhe të cilët u strehuan në kampin e Gjadrit, janë nisur sërish......

Cila është dhoma më e mirë në shtëpi për të vendosur ruterin e internetit?
Edel Strazimiri / SCAN Jeta jonë sillet rreth lidhjes së internetit, mundësisht Wi-Fi. Të gjithë do të jemi përballur me luftën kundër "këndit ku nuk......

Cili vend europian takson më shumë konsumatorët e birrës?
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet europiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Europian kërkon që shtetet anëtare të......

“Integrimi, po negociojmë kushtet” - Rama: S’ka rrugë tjetër përveç “martesës’’ me BE
Alida Lula / SCAN Kryeministri Edi Rama e quan 15 Tetorin, një nga ditët më të mëdha të qeverisjes së tij. Hapja e kapitujve negociues për çështjet......

Zgjerohet korridori VIII - Lëvizshmëria e trupave ushtrake të NATO-s, bashkohet edhe Rumania
Ola Mitre / SCAN Trupat ushtrake rumune do të kenë fleksibilitet në lëvizshmëri përgjatë korridorit VIII rrugor dhe hekurudhor. Pas nënshkrimit të......

Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët turistikë: 85% të ardhur nga Evropa Perëndimore
Alida Lula / SCAN Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas......

Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata që promovojnë praktikat e qëndrueshme dhe traditat
Ledina Elezi/SCAN Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar mbështetje financiare......