Miratohen Agjendat e Reformave të Ballkanit Perëndimor - Vendet e rajonit do të marrin 6 miliardë euro nga BE pas zbatimit të hapave

Kristi Ceta/SCAN
Komisioni Evropian miratoi sot Agjendat e Reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas opinionit pozitiv të vendeve anëtare të BE-së. Në agjendat e tyre ambicioze të reformave, pesë qeveritë e Ballkanit Perëndimor angazhohen për reforma socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën me BE-në sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024-2027.
Ky hap ishte kyç për të lejuar pagesat në kuadër të Facilitetit të Reformës dhe Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, që do të bëhen pas përfundimit të hapave të miratuar të reformës.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen u shpreh “e befasuar” nga puna e partnerëve të Ballkanit Perëndimor. “Kjo tregon se vendet janë të përkushtuara ndaj suksesit të Planit të Rritjes. Është udhërrëfyesi ynë për t'i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat e për t'u dhënë kompanive të tyre aksesin dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë të vetëm. Të gjithë përfitojnë dhe është një hap i madh përpara drejt Bashkimit Evropian,” tha ajo.
Agjendat e Reformës fokusohen në reformat në fushat prioritare të sundimit të ligjit, qeverisjes, tranzicionit digjital dhe të gjelbër, si dhe në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mjedisin e biznesit. Përveç kësaj, çdo përfitues ka propozuar një listë të investimeve treguese që do të financohen në kuadër të Facilitetit, kritike për zhbllokimin e rritjes socio-ekonomike, që do të miratohet në kontekstin e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Komisioni arriti në përfundimin se Agjendat e Reformës përmbushin objektivat e Facilitetit, duke përfshirë përshpejtimin e mbylljes së hendekut socio-ekonomik midis përfituesit dhe Bashkimit Evropian.
Pagesat do të bëhen dy herë në vit deri në vitin 2027, bazuar në kërkesat e paraqitura nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe verifikimin nga Komisioni të tre grupeve të kushteve:
Parakushtet për ruajtjen e mekanizmave demokratikë, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Një parakusht specifik vlen për Serbinë dhe Kosovën, të cilat duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, duke përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.
Para disbursimit të fondeve duhet të plotësohen kushtet e përgjithshme të stabilitetit makro-financiar dhe menaxhimit të shëndoshë të financave publike.
Komisioni do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve të huasë dhe të financimit me përfituesit, të cilat do të përfshijnë detyrime, si ndërmarrjen e masave të duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Bashkimit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhjen e të dhënave adekuate për marrësit e fondeve në kuadër të Facilitetit dhe të drejtat që do t'i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme.
Sondazh

Programet “Erasmus”, mundësi për studentët? - Bajrami: Më shumë hapësirë. Qiraxhi: Mund të nxisë punësimin jashtë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të joshur gjithnjë e më shumë nga bursat në vendet e tjera. Të rinjtë në shqipëri të nxitur nga programet e ndyshme “Erasmus” që......

Nxitje për mjedise pune të sigurta - Çfarë parashikon plani i veprimit 2024-2030 për sigurinë dhe shëndetin në punë?
Diamila Leka/ Scan Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i veprimit 2024-2030 është publikuar në Konsultime Publike.......

Eurobond i ri brenda këtij viti? - Ministria e Financave shpall Konsulent Ligjor kompaninë “Dechert LLP”
Ledina Elezi/SCAN Ministria e Financave po planifikon emetimin e mundshëm të një eurobondi të ri në muajt e mbetur të këtij viti. Së fundmi, ajo ka......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia - Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Armela Duka/Scan Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti......

231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë - Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik
Elisabeta Dosku/Scan Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton......

A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale? - Eksperti: Nxjerr “flamurin e kuq” kur ka problem, minimizon korrupsionin
Diamila Leka/ SCAN “Të gjithë bizneset që operojnë në mënyrë informale do të vëzhgohen përmes Inteligjencës Artificiale, kështu ka deklaruar......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej - Në Qershor-Gusht u larguan rreth 2.2 milionë shqiptarë
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave......

Skenari për rritjen e pensioneve - Rama, bizneseve: Deklaroni pagat reale. Fillimisht rishikojmë bonusin
Elisabeta Dosku/Scan Deklarimi real i pagave nga bizneset është skenari i vetëm për rritjen e pensioneve në vend. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të......