231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë - Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik

Elisabeta Dosku/Scan
Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton se 69% e numrit total të sipërmarrjeve që operojnë në vend kanë probleme me informalitetin gri. Nga 662 mijë vende punë të deklaruara, 33% e tyre janë nën apo në pagën minimale.
Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: “Rezultojnë 63 për qind e subjekteve në shkelje me elementë të informalitetit gri, siç janë mosdeklarimi i pagës, mungesë e kontratës, moskalim i pagës në sistemin bankar për punonjësit. Punëmarrësit informalë rezultojnë me rritje në masën 29%. Po pilotojmë një sistem inovator i cili bën të mundur që të na japë të dhëna që janë të përpunuara përmes një algoritmi të ri që mundësonin të dhëna të kryqëzuara për inspektimin”.
Iilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve: “Nga të dhënat e tatimeve rezulton se nga 662 mijë vende punë të deklaruara, duke përjashtuar të vetëpunësuarit, 10 % janë nën pagën minimale dhe 22.9 % janë me pagë minimale. Në total janë 231 mijë apo 33% e vendeve të punës me paga më të vogla apo paga minimale. Sektorët janë tregtia, turizmi dhe ndërtimit. Është duke përfunduar evidentimi i mosdeklarimti të tatimpaguesve dhe jemi në fazën e njoftimit të tatimpaguesve për të bërë deklarimet”.
Për të adresuar këtë situatë, në terren do të jetë më aktiv edhe sektori i krimit ekonomik.
Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: “Informaliteti do të trajtohet si akt i pastër vjedhjeje, punësimi i paligjshëm, mospagimi i taksave dhe të ardhurave, shpërdorimi i detyrës nga ana e administratorëve, moslëshimi i kuponit tatimor, përbëjnë në krim ekonomik. Sektori i krimit ekonomik nga sot do të bëjë kontrolle dhe hetime të thelluara, për të ndëshkuar ato grupe që përfitojnë nga informaliteti.
Ministria e Financave, parashikon që në kuadër të strategjisë afatmesme të të ardhurave, projektohet që të përfshihen 40 mijë të punësuar të rinj në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe të rriten deklarimet për 100 mijë të punësuar deri në 2027.
Sondazh

A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale? - Eksperti: Nxjerr “flamurin e kuq” kur ka problem, minimizon korrupsionin
Diamila Leka/ SCAN “Të gjithë bizneset që operojnë në mënyrë informale do të vëzhgohen përmes Inteligjencës Artificiale, kështu ka deklaruar......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej - Në Qershor-Gusht u larguan rreth 2.2 milionë shqiptarë
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave......

Skenari për rritjen e pensioneve - Rama, bizneseve: Deklaroni pagat reale. Fillimisht rishikojmë bonusin
Elisabeta Dosku/Scan Deklarimi real i pagave nga bizneset është skenari i vetëm për rritjen e pensioneve në vend. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të......

“Informaliteti i pagave, dëmton pensionet” - Rama: Nuk do të tolerohet asnjë biznes, masa deri në mbyllje
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel sipërmarrjeve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda, deri......

76.3% e totalit të kredisë u dha në Tiranë - BSH: Vlonjatët dhe durrsakët, huamarrësit e dytë më të mëdhenj në banka
Ledina Elezi/SCAN Banorët e qarkut të Tiranës janë ata që kanë marrë një rekord kredish nga bankat e nivelit të dytë, por edhe nga institucionet......

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?!
Edel Strazimiri / SCAN Euro vazhdoi rënien kundrejt monedhave të tjera kryesore pas uljes së perspektivës së rritjes ekonomike të eurozonës nga FMN.......

Forcohen Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
SCAN Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.8......

Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln lekë për modernizimin e Akademisë së Sigurisë Publike
Ernilda Luzi/Scan Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap tenderin për ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e......