Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2024, 10:49

Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln lekë për modernizimin e Akademisë së Sigurisë Publike

Nga SCAN TV
Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln

Ernilda Luzi/Scan

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap tenderin për ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e Sigurisë Publike, eAkademia, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fond limit 166 milionë lekë.

Një element kyç i kësaj reforme të re është përdorimi i teknologjisë dhe platformave digjitale për arsimimin dhe trajnimin. Sistemi "e-Akademia", synon të transformojë dhe digjitalizojë proceset e mësimit dhe trajnimit në Akademinë e Sigurisë.

Kjo platformë do të luajë një rol të rëndësishëm, duke ofruar një mjedis mësimor online të sigurt, efikas dhe të personalizuar.

E-Akademia do të ndihmojë Policinë e Shtetit të përmirësojë më tej standardet e saj të shkollimit dhe trajnimit duke ofruar leksionet dhe burimet e akademisë në një format të përshtatshëm dhe të lehtë për t’u aksesuar.

Ky sistem do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit dhe do të lehtësojë ndërveprimin mes studentëve, instruktorëve, pedagogëve dhe administratës.

Ndërkohë, kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 6 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat