Bota Postuar më 23 Tetor 2024, 12:46

Fabrika farmaceutike e “gjelbër” në Kinë - Baza mjekësore përdor energjinë e rinovueshme dhe riciklon mbetjet

Nga SCAN TV
Fabrika farmaceutike e “gjelbër” në Kinë - Baza

Kristi Ceta/SCAN

 

Një bazë mjekësore e gjelbër dhe me karbon të ulët në provincën Jiangxi të Kinës lindore po përjeton një rritje të qëndrueshme vitet e fundit, duke ruajtur bimësinë origjinale e duke reduktuar konsumin e energjisë. Fabrika riciklon mbetjet e lëngshme e të ngurta dhe përdor energjinë e rinovueshme.

Lugina Farmaceutike “Jiangzhong” është baza kryesore e prodhimit të kësaj firme kineze dhe njihet ndryshe si "fabrika më e bukur në Kinë". Ndryshe nga impiantet tipike mjekësore, pyjet, liqenet dhe shumë lloje kafshësh të egra mund të shihen në luginën e gjelbër prej gati 187 hektarësh, por nuk ka asnjë tubacion të vetëm në të gjithë zonën industriale.

"Megjithëse nuk ka punëtorë, më shumë se 100 krahë robotikë dhe makina inteligjente të transportit pa shofer luajnë një rol të rëndësishëm brenda impiantit. Nga trajtimi paraprak i ilaçeve bimore kineze deri te dërgimi i mallrave në magazinë, i gjithë prodhimi është plotësisht i automatizuar dhe i vazhdueshëm, duke përmirësuar efikasitetin e duke siguruar stabilitetin e cilësisë së produktit", tha një udhërrëfyes i luginës.

Menaxheri i bazës theksoi parimet thelbësore të origjinalitetit natyror dhe ekologjisë së gjelbër në ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e fabrikës gjatë 20 viteve të fundit.

"Ne kemi zbatuar tre masa kryesore, reduktimin e karbonit në burim, reduktimin e tij në procese dhe sekuestrimin e karbonit në fund. Aktualisht, energjia e pastër përbën 30 për qind të përdorimit të përgjithshëm në procese. Duke ripërdorur ujin e ricikluar, ne kursejmë mbi 140,000 tonë ujë në vit," tha menaxheri i përgjithshëm i kompanisë.

Ai shtoi se baza e prodhimit tani mund të kursejë 2,200 tonë karbon në vit, duke rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, ndërkohë që ulja e konsumit të energjisë ka ndihmuar në krijimin e të paktën 703,600 dollarëve përfitime ekonomike gjatë pesë viteve të fundit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat