Si ndikojnë tek investimet negociatat me BE-në? - Zv.Ministri i Jashtëm, Yzeiraj: Shqipëria, “vulë” sigurie për investitorët

Elisabeta Dosku/SCAN
Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë për grup kapitullin e parë, do të japë efekt domethënës në nxitjen e investimeve të huaja në vend. Në një intervistë për SCAN, Zv.Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj, thekson se tashmë vendi ynë e ka vulosur faktin se është një shtet i sigurtë dhe i qëndrueshëm për investime.
“Grupi themelor që ne hapëm javën e kaluar është grupi qe mbikqyr pikërisht institucionet, kërkon të sjellë zhvillimin institucional dhe mirëfunksionimin institucional të një vendi si Shqipëria, për ta përafruar atë me standardet e BE. Dhe nëse besojmë ashtu siç unë e besoj që institucionet janë vërtetë faktori i zhvillimit ekonomik afatgjatë, mesazhi që ne së bashku me KE po japim qoftë investitorëve dhe qytetarëve shqiptarë, qoftë qytetarëve dhe investitorëve të huaj që duan të vijnë në Shqipëri, është që ky është një vend i sigurt, me një rrugëtim të sigurt drejt BE, ku investimet e tyre, jeta e tyre, prona e tyre, janë të sigurta dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen që merr një individ, një pronë, një investim edhe në BE. Besoj që ka një përgjigje të qarte, stampë sigurie të qartë, jo vetëm për sot por edhe për të ardhmen, që ky vend është në rrugën evropiane dhe do jetë drejt BE, së shpejti”, u shpreh Yzeiraj.
Nga ana tjetër, nga ky proces, Shqipëria ka përfitime direkte financiare, por më së shumti qytetarët dhe bizneset kanë përfitime që lidhen me tregun e përbashkët Evropian.
“Përfitimi kryesor është mundësia për të qenë pjesë e tregut evropian, mundësia për të konkurruar lirshëm në tregun evropian dhe ndërlidhja ekonomike që bizneset dhe institucionet shqiptare do marrin, duke u përfshirë në zinxhirët evropianë. Është një proces nga i cili merren shumë njohuri, por është një proces nga i cili përfitohet edhe akses në të gjithë tregun evropian. Ky është përfitimi direkt, duke shtuar edhe stampën e aprovimit të një vendi që është i sigurt për të investuar”, tha ai.
Bashkimi Europian hapi negociatat me Shqipërinë për fushat dhe kapitujt themelorë, siç janë funksionimi i institucioneve demokratike; reforma e administratës publike; Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Drejtësia, liria dhe siguria; Kriteret ekonomike, Prokurimi publik; Statistikat dhe Kontrolli financiar.
Sondazh

Vonesa e nismës për rivlerësimin, NAREA: Situata duhet të zhbllokohet
Ola Mitre / SCAN Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme ka shprehur shqetësim mbi zvarritjen e trajtimit në komisionet......

Ndërtimi dhe shërbimet, në “listën e zezë” - Janë sektorët më problematikë me nëndeklarimin e pagave
Elisabeta Dosku/Scan Aktualisht, në skemën e pensioneve kontribuojnë 810 mijë individë, por pavarësisht numrit në rritje, buxheti i shtetit i duhet të......

Nëndeklarimi i pagave, në “lojë” inteligjenca artificiale - Rama, bizneseve: Po grabisni pensionet, mungojnë 500 milionë euro çdo vit
Elisabeta Dosku/SCAN Sipërmarrjet shqiptare duhet të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda.......

Më pak të ardhura nga Fakultetet - Shkak, ulja e numrit të studentëve që u regjistruan
Hamit Yzeiraj/SCAN Numri i ulët i regjistrimeve të studentëve në fakultetet e vendit ka sjellë një rënie të dukshme të të ardhurave të grumbulluara nga......

Sa lekë "derdhën" shqiptarët në restorante dhe hotele? - Rreth 620 milionë euro në vitin 2023, ose 240 milionë më shumë se para pesë vitesh
Xhorxhina Deda/SCAN Vitet e fundit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare për hotele dhe restorante janë rritur ndjeshëm. “Scan Intel” ka marrë në......

Impiant diellor lundrues në Vaun e Dejës - KESH nënshkruan kontratën, prodhim për 50 vitet e ardhshme
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues për prodhimin e energjisë në Vaun e Dejës po shkon drejt zbatimit. 3.5......

Bankat refuzuan më shumë kredi të bizneseve - Por, për çfarë kërkuan më tepër hua në tremujorin e tretë të vitit?
Ledina Elezi/SCAN Kërkesa e bizneseve për kredi u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2024, kjo për arsye të nevojës së tyre për financimin e......

Anton Martini, në krye të “Hetimit Tatimor” - Përpjekjet e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal, në stad të ri
Ernilda Luzi/Scan Anton Martini është drejtori i ri i “Hetimit Tatimor”, struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ka si funksion hetimin e......